Ballina Kryesore “Bijtë e nënave vuajnë nga qeverisja e bijve të k*rvave”, tjetër deklaratë...

“Bijtë e nënave vuajnë nga qeverisja e bijve të k*rvave”, tjetër deklaratë e fortë nga Saimir Tahiri

Në një prononcim për emisionin ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u pyet për deklaratën e sotme jashtë Kuvendit ku tha se: “Nuk ka bir nënë dhe bir k*rve që të më pengojë mua që të bëj drejtësi”.

Ish ministri ka përdorur sërish një gjuhë të ashpër teksa tha se ka 30 vite qe bir nënash qeverisen nga bij k*rvash.

“Jam i bindur që sado ta interpretoni ju, këtë që thashë unë sot, e thonë njerëzit më shumë. Ka mbi 30 vite që bir nënash vuajnë nga qeverisja e bij k*vave. Në 4 vjet kam bërë maksimumin tim me shpirt, edhe mund të kem gabuar. Mos i jepni rrugë mediokritetit duke dalë atje dhe duke thënë çdo lloj gjëje. Mua nuk më intereson askush dhe asgjë përveç të vërtetës. Shpresoj të vijë dita të mbyllet dhe të dalë e vërteta ime. Unë kam heshtur dhe i kam lënë rrugë drejtësisë”, deklaroi Tahiri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook