Ballina Aktualitet Bojkot i opozitës në Kuvend? Flet deputeti demokrat: Rama kontrollon gjithçka

Bojkot i opozitës në Kuvend? Flet deputeti demokrat: Rama kontrollon gjithçka

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj përmes një postimi në Facebook ka shprehur mundësinë e bojkotit në Kuvend.

Shehaj shkruan se t’i drejtohemi popullit për të marrë bashkë me ta vendimin nëse duhet të qëndrojmë më në këtë parlament fals apo duhet ta braktisim atë për të shpëtuar demokracinë.

Postimi i plotë

Vënia nën kontrollin personal të Edi Ramës e gjithë sistemit të prokurorisë dhe përdorimi i saj për të mbrojtur krimin qeveritar dhe trafikun e drogës është hapi i fundit në vendosjen e të gjitha pushteteve nën sundimin e plotë të tij.

Në Shqipëri ka rënë rendi kushtetues dhe sundimi i ligjit është zëvendësuar me dikaturën personale të Edi Ramës, i cili kontrollon parlamentin, qeverinë, drejtësinë, si dhe ekonominë dhe mediat nëpërmjet oligarkëve.

Ky është vetëm fillimi i sundimit të tij të përjetshëm, në stilin e diktarorëve lindorë.

Në një parlament që nuk ka asnjë të drejtë të opozitës dhe që nuk ka asnjë pavarësi, demokracia parlamentare ka vdekur dhe qëndrimi i opozitës në të është thjesht kontribut për një farsë.

Unë kam hyrë në politikë për të kontribuar për një shtet perëndimor, të drejtë, pa korrupsion dhe në shërbim të qytetarëve. Por këto objektiva duken sot dytësorë në krahasim me nevojën për të mos humbur lirinë dhe demokracinë.

E gjithë shoqeria duhet të ndalojë dhe t’i thotë STOP diktatorit, sa nuk është vonë. Është momenti që ne përfaqësusit e popullit t’i drejtohemi popullit për të marrë bashkë me ta vendimin nëse duhet të qëndrojmë më në këtë parlament fals apo duhet ta braktisim atë për të shpëtuar demokracinë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  RRËQETHËSE/ Ariela përcillet për në banesën e fundit, "e veshur" me të bardha (FOTO EKSKLUZIVE)