Ballina Kryesore Deklarata e fortë nga PS: Koalicion me PD? Nuk jemi çmendur akoma!

Deklarata e fortë nga PS: Koalicion me PD? Nuk jemi çmendur akoma!

Partia Socialiste i jep fund dilemës për koalicionin paszgjedhor. Sipas deputetit të saj, Taulant Balla pas 25 qershorit, PS nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike.

Deputeti Balla ka hedhur dritë mbi një nga prapaskenat e kësaj marrveshjeje duke thënë se u bë vetëm për Vetingun në mënyrë që kur kryeministri Rama të ndodhej në Bruksel procesi të ishte vënë në lëvizje. Përpos kësaj nuk ka munguar as ironia ndaj kundërshtarit politik Basha dhe aleatëve të tij.

“Sot është një ditë e veçantë,unë jam këtu me ju, Edi Rama është në Bruksel me Donald Trump dhe Lul Basha duke nda me Nard Ndokën ku do kandidojë Nard Ndoka bashkë me atë kaubojsin që përzumë ne. Të gjithë duhet ta dimë që Edi Rama do të jetë sërisht kryeministër dhe PS do ti fitojë këto zgjedhje.” u shpreh Balla.

Më pas ai i cilësoi këto votime si më të rëndësishmet dhe delikatet që kemi patur ndonjëher në gjithë këto vite.

“Në rast se PS nuk e siguron e vetme qeverisjen 71 do na duhet të bëjmë përsëri koalicione. Ato të PD i gënjen mendja e kujtojnë se do i marrim ata, po na ka lujt mendja ne të marrim ato. Ne i morëm për këtë marrëveshje për shkak se na duhet të mos e vonojmë asnjë ditë Vetingun dhe donim që kur Rama të shkonte në Bruksel për të takuar Trumpin dhe Merkelin ne ta kishim filluar procesin e Vetingut me qëllim që menjëher më pas të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, që djemtë e Kuturmanit mos të jenë më emigrant të paligjshëm por të udhëtojnë me një passaport të një vendi antarë në BE.” tha Balla.

LEXO EDHE:  Pagat e punonjësve të MAS "zhduken", reagon ministrja: Jepni zgjidhje të menjëhershme ndaj problemit