Ballina Politike Ilir Meta i vendosur: Nga 600 mijë në 1 milion grushta kundër...

Ilir Meta i vendosur: Nga 600 mijë në 1 milion grushta kundër kësaj bande

Presidenti i sapo zgjedhur Ilir Meta me anë të një videomesazhi në të cilin kërkonte pjesëmarrje masive në mitingun e LSI-së që zhvillohet sot në Tiranë.

Ish kreu i LSI ka dhënë një deklaratë të fortë.

Sipas tij, në Tiranë LSI-ja nuk merr më 600 mijë vota, por plot 1 mijë grushte për atë që ai e quan bandë.

“Tirana nis marshimin për të vajtur nga 600 mijë vota në 1 milion grushta kundër kësaj bande. Tirana do të japi sinjalin më të madh të ndryshimit, të shpresës dhe fitores së të ardhmes të këtij vendi”, ka thënë Meta.

Ditët e fundit Meta ka ashpërsuar tonet gjatë fushatës, duke paralajmëruar kryeministrin Rama që askush nuk do t’i prekë votat e shqiptarëve, në të kundërt zgjedhjet nuk do të dekretohen.