Ballina Kryesore Deklaratat e Berishës, kryetari i PD-së : Besoj se tashmë u kuptua...

Deklaratat e Berishës, kryetari i PD-së : Besoj se tashmë u kuptua se kush drejton në selinë blu

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është i ftuar në studion e “opinion” përballë gazetarit Fevziu ku po u përgjigjet të gjitha pyetjeve. Basha ka theksuar se pas intervistës që lideri historik i PD dha tashmë ka dalë qartë se kush e drejton realisht këtë forcë politike.

Basha tha në “Opinion” se këshillohet me Berishën, po vendimet dhe peshën për vendimet i mban vetë përsipër.

Pa dyshim që ai ka një rëndësi të madhe si themelues i Partisë Demokratike. Por në fund jam unë që marr peshën e vendimeve që i takojnë kryetarit të Partisë Demokratike. Të paktën pas ditës së djeshme kjo pyetje ka marrë një përgjigje definitive”, u shpreh Basha.

“Pa dyshim që ai ka një rëndësi të madhe si themelues i Partisë Demokratike. Por në fund jam unë që marr peshën e vendimeve që i takojnë kryetarit të Partisë Demokratike. Të paktën pas ditës së djeshme kjo pyetje ka marrë një përgjigje definitive”, tha Basha.

Ai ka theksuar se intervista e dhënë nga Sali Berisha ditën e djeshme ishte një shqetësim i drejtë, një analizë racionale dhe tepër e qartë.

Sipas Bashës, kjo padyshim shërben për një reflektim për hapat që duhet dhe do të hedhim, duke nisur që nga kjo javë dhe ditët e muajt në vazhdim, për t’i dhënë Shqipërisë një opozitë ashtu siç e meriton vendi

“Absolutisht që e kam lexuar të plotë intervistën e Sali Berishës, ka marrë vëmendjen që meritonte të merrte. Është një intervistë që shpreh shqetësime të drejta për gjendjen e Shqipërisë, për situatën e opozitës dhe Partinë Demokratike, të cilat padyshim shërbejnë për një reflektim për hapat që duhet dhe do të hedhim duke nisur që nga kjo javë dhe ditët e muajt në vazhdim për ti dhënë Shqipërisë një opozitë ashtu siç e meriton vendi. Ishte një intervistë analitike, racionale dhe tepër e qartë”, tha Basha.

LEXO EDHE:  Mesazhi i ambasadori Lu, Rama fton sërish Bashën për bashkëpunim: Dialogu mbi çdo mjet tjetër