Ballina Kryesore Del vendimi i gjykatës, zbuloni arsyen pse nuk iu sekuestrua Haki Çakos...

Del vendimi i gjykatës, zbuloni arsyen pse nuk iu sekuestrua Haki Çakos kompjuteri

Tashmë është zbardhur vendimi i Gjykatës së Tiranës, i cili ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për të sekuestura kompjuterit të Drejtorit të Policisë, Haki Çako për çështjen e IMSI Catcher, pajisjes së famshme të dyshuar se kishte përgjuar.

Vendimi është marë më datë 24/07/2017. Sipas Gjykatës së Tiranës, qëllimi i Prokurorisë është i paqartë se si mund ta ndihmojë hetimin duke marrë kompjuterin e Çakos.

VENDIMI I PLOTE
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka paraqitur për shqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkesën penale për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike, ndodhur në provat materiale të sekuestruara në kuadër të proçedimit penal *** duke hyrë, kërkuar dhe marrë të dhënat kompjuterike ndodhur në përmbajtje të tyre, nëpërmjet një eksperti të thirrur nga prokuroria, me njohuri rreth funksionimit të sistemit apo të dhënave kompjuterike.