Ballina Aktualitet Denoncimi/ “Si po humbet xhevahirin e trashëgimisë kulturore Lugina e bukur e...

Denoncimi/ “Si po humbet xhevahirin e trashëgimisë kulturore Lugina e bukur e Zagorisë

Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se Lugina e Zagorisë po humbet xhevahirin e trashëgimisë së saj kulturore: Urën mesjetare të gurit të Hoshtovës.

Sipas Berishës, humbja e kësaj vepre të rëndësishme të trashëgimisë kulturore është njoftuar në rrjetet sociale dhe mediat online, por është lënë jashtë vëmendjes.

Berisha nuk nguron të sulmojë kryeministrin Rama duke e cilësuar si “piktor dështak” që ndan fondet me ministren e Kultures që e quan si “ndrikullën e antikulturës”.

Mesazhi i plotë
Lugina e bukur e Zagorise humbet xhavahirin e trashegimise se saj kulturore: Uren mesjetare te gurit te Hoshtoves!

Kjo humbje e dhimbshme e trashegimise kulturore qe eshte njoftuar ne rrjetet sociale dhe mediat online eshte deshmi e braktisjes se veprave te trashegimise kulturore e Piktorit deshtak dhe ndrikulles antikulture qe ndane fondet me vellaçkon e saj! sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook