Ballina Aktualitet Deputeti i PD reagon ndaj ministres së Kulturës: Më habiti Kumbaroja e...

Deputeti i PD reagon ndaj ministres së Kulturës: Më habiti Kumbaroja e Artit pa Kulturë

I indinjuar ndaj ministres së Kulturës, deputeti demokrat Luçiano Boçi ,ka reaguar ashpër lidhur me debatin që Mirela Kumbaro, ka nisur ndaj artistëve të Teatrit Kombëtar.

Debati i nisur ndaj artistëve të Teatrit Kombëtar, së fundi edhe ndaj artistit të madh të skenës, Robert Ndrenikës, ka sjellë dhe reagimin e ashpër të deputetit demokrat, Luçiano Boçi.

Ja çfarë shkruan Luçiano Boçi përmes rrjeteve sociale:

“Më habiti Kumbaroja e Artit pa Kulturë!
Nuk na duhet nje Teatër Kombëtar -thotë – në një godinë musoliniane!
Sipas logjikës së kulturës së kësaj ne duhet të zerojmë (me tritol mundësisht) dhe korpusin qendror dhe akademine dhe rektoratin, pse jo bulevardin e pse jo dhe godinat ne vazhdimësi, se stadiumin e kullëzuam, vetëm e vetëm se janë me arkitekturë musoliniane!
Dhe në vend të saj të bëjmë arkitekturën ramaniane.
Dmth ta zevëndësojmë Duçen e vjetër me Duçen e Rilindjes.
Duçe për Duçe.
Madje sipas logjikës tënde zonjë, britanikët duhet ta kishin rrafshuar me kohë “Globus-in” “e shëmtuar” të Shekspirit për shkak të arkitekturës!?
Jo moj zonjë jo!!! 
Godinat janë histori dhe historia nuk mund të shkërmoqet se do ti dhe Duçja i ri “i shakave të kripura” me nacionalizmën e patriotizmën!
Teatri Kombëtar ndryn brenda histori dhjetra vjeçare dhe ti e Duçja i ri s’mund ta rrafshoni nën delirin tuaj se historia fillon nga ju dhe me makiavelizmin tuaj për të bërë kulla që vetëm ju dini t’i fusni në xhep, e jo më në thes!!!!
Stop marrëzisë që po merr malet…!!!”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




Gjykata e Apelit Durrës lë në fuqi vendimin e mëparshëm, Dashamir Xhika mbetet në burg

“Hapja e portave drejt ferrit”, artikulli i ‘The Economist’ për ndryshimin e kufijve në Ballkan

FOTO/ Fejohet këngëtari i njohur shqiptar, publikon pamjet e shkëmbimit të unazave

DOSSIER/ “Të lidhur me tela me gjemba”, si u pushkatuan barbarisht nga komunistët 22 intelektualët shqiptarë

VIDEO/ Aksidenti fatal në Shkodër, 1 minutë heshtje në takimin Vllaznia-Teuta

Bulqizë/ Mbulohet nga dëbora, furgoni me 9 pasagjerë bllokohet 2 orë në rrugë

Vlorë/ Rikthehen atentatet me eksploziv, një tjetër shpërthim biznesi në mesnatë

Rrëfimi tronditës i 18-vjeçares shqiptare: Prindërit më mbajnë të burgosur në shtëpi, duan të më…

VIDEO/ Plagosja e dyfishtë në Tiranë, publikohen pamjet e sherrit mes dy grupeve

“Deklaratat për presidentin e përbashkët Shqipëri-Kosovë”, reagon Vasili: Vendi digjet, Rama…

Artikulli paraprakPërloti botën, ja videoja e lopës që vrapon pas të vegjëlve të saj brenda në kafaz
Artikulli tjetërUniversitarë, nuk është thjesht çështje pagash