Ballina Aktualitet “Drejtësi falas për Saimir Tahirin’, debat midis deputetëve tek Komisioni i Ligjeve

“Drejtësi falas për Saimir Tahirin’, debat midis deputetëve tek Komisioni i Ligjeve

Deputetët demokratë pasi paralajmëruan për bojkot të Komisioneve Parlamentare, sot shkuan tek Komisioni i Ligjeve, për çështjen e Tahirit.

Ata kërkuan heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri si dhe çdo nen të ligjit për tarifat gjyqësore.

Oerd Bylykbashi: Shqiptarëve u thoni 200 milion lekë ti mbajë gjobë ty për atë që ti kërkon aksesin në drejtësi kurse Saimir Tahirit ia dhatë falas mbrojtjen nga drejtësia.

Gent Strazimiri: Nëse keni mbaruar të mos përmendet ky emër, të hiqni dhe nga fotografitë që ka me Edi Ramën, me partinë, ta retushoni siç e keni bërë gjithmonë, na e thoni. Vetëm diçka, merreni dhe nxirreni dhe publikisht atje që para, që para se të hyjmë këtu..

Ulsi Manja: Është çështje e jona.

Gent Strazimiri: Jo është çështje e të gjithëve jo vetëm e juaja.

Eduard Halimi: Po bëni një krim për të mbrojtur Tahirin ju po bëni krime të tjera.Vazhdoni.

Ulsi Manja: Drejtësia fillon tek raporti mjekësor dhe shkelja e drejtësisë me procedurë.

Oerd Bylykbashi: Drejtësinë falas për Saimir Tahirin (i rrah shpatullat Manjas gjatë largimit nga Komisioni)

Deputetët demokratë e braktisën mbledhjen ndërsa socialistët miratuan të gjitha nenet e ligjit për tarifat gjyqësore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook