Ballina Kryesore Ilir Meta lëshon “bombën” nga Lezha: Do e armatos unë popullin nëse...

Ilir Meta lëshon “bombën” nga Lezha: Do e armatos unë popullin nëse nuk i lidh policia ata zagarë (VIDEO)

SHPËRNDAJE

 

 

 

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka bërë një deklaratë “bombë” nga Lezha, ku ka vizituar kryeplakun e LSI-së të fshatit Rraboshtë i cili u dhunua natën e kaluar. Meta ka paralajmëruar se do ta armatosë ai popullin nëse policia nuk do t’i lidh zagarët, siç i cilësoi ata që kryen sulmin ndaj aktivistit të LSI.

“Do ta armatos unë popullin nëse policia nuk i arreston ata zagarë. Mos e detyroni popullin të mblidhet para komisariatit. Nëse populli mblidhet, i tregon vendin drejtorit të policisë. Drejtori i policisë është këtu për të mbrojtur qytetarët”, u shpreh Meta, teksa takoi familjarët e të dhunuarit të LSI në Lezhë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes ku tre persona të maskuar kanë dhunuar kryeplakun e fshatit Rraboshtë, Gjovalin Gjini, mbështetës i LSI.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 ku tre persona me maskë e kanë ofenduar shtetasin Gjovalin Gjinin, dhe më pas kanë filluar ta godasin me shkopinj gome
kryeplakun e LSI.

Gjini pasi ka marrë ndihmën e  nevojshme është përcjellur për në shtëpin e tij si dhe ka deklaruar se nuk i ka njohur personat e sulmit.

Policia vijon me hetimin e ngjarjes deri sa të zbardhet ngjarja e plotë dhe të gjenden autorët.

 

 

Comments

comments