Ballina Politike “Faji është i gjithi i imi”, Agron Duka shprehet lidhur me gjithçka...

“Faji është i gjithi i imi”, Agron Duka shprehet lidhur me gjithçka ndodhi këto zgjedhje

Kreu i PAA, Agron Duka nuk arriti të fitonte një mandat nën ombrellën e PD iu ka kërkuar ndjesë mbështetësve të tij dhe ka marr përsipër të gjtha përgjegjsitë.

 

Megjithëse nuk do jetë pjesë e parlamentit ai do punoj fortë për të gjithë qytetarët e fermerët që e votuan.

STATUSI I PLOTE

Të dashur miq,
Tani që rezultati i zgjedhjeve është qartësuar si për votat, ashtu dhe për mandatet, ndonëse rezultati nuk përkon me pritshmëritë që kishim si Partia Agrare Ambientaliste dhe si pjesë e Opozitës së bashkuar, dua të falenderoj të gjithë mbështetësit, përkrahësit dhe simpatizantët tanë.
Dua të përcjell gjithashtu falënderimet e mija më të përzemërta strukturave të Partisë Agrare Ambientaliste, jo vetëm për punën e kryer në këtë fushatë elektorale por edhe për angazhimin në ristrukturimin e partisë tonë.
Të drejtosh një parti do të thotë të marrësh vendime, nëse ato janë të sakta ose të gabuara përgjegjësinë e vetme e mban Krytari i saj, si i tillë marrë përsipër zgjidhjen për të kandiduar nën siglën e Partisë Demokratike, e cila rezultoi e pa përshtatshme.

Edhe pse shumëcka nuk shkoi sipas pritshmërive tona, unë shpresoj dhe dëshiroj fort që kauzat për të cilat luftuam këtë vit e gjysëm të mos shkojnë në harresën e zakontë në Parlamentin e ardhshëm. Zonat rurale, banorët e tyre, fermerët kanë nevojë për një mbështetje reale dhe efektive, zëri im dhe i Partisë Agrare Ambientaliste do të jenë gjithmonë në mbështetje të kësaj shtrese të vyer të shoqërisë dhe ekonomisë sonë.

Të dashur miq, ndonëse ky është një moment i vështirë, ju premtoi se Partia Agrare Ambientaliste do të mbetet familja jonë politike, shumë shpejt do të jemi përsëri bashkë për të cuar përpara ato cështje që na mblodhën nën këtë sigël qysh prej ditës së parë.
Agroni

Kryemadhi: Më 27 janar harrojini flamurët politik, të protestojmë për Shqipërinë, do të jetë mëkat për këdo që…

Aksident në aksin Kavajë-Tiranë, makina përplas çiklisitin 67-vjeçar

Berisha përkujton Rugovën: Sot shqiptarët përkujtojnë 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit legjendar të Kosovës

Me shpejtësi skëterrë në autostradë, mjeti përfundon në kanal (Detaje)

“Po nuk të pata unë, s’të ka askush”, ja mesazhi i fortë për vrasjen e Arielës

VIDEO+16/ Pamje të rënda nga ngjarja që tronditi mbarë opinionin, publikohen filmimet e vrasjes në Tiranë

Kush është infermieri 23-vjeçar nga Fieri që i mori jetën Arielës (Foto)

Denoncimi/ Çifti i avokatëve po zhvasin shqiptarët

Basha ngushëllime Jonuz Musliut: Humbje e madhe e një luftëtari të palodhur

Detaje/ Kush janë dy të rinjtë të qëlluar gjatë mesditës së sotme në Tiranë (Emrat)

Artikulli paraprakNicki Minaj “ndez” Oscar-in e NBA
Artikulli tjetërPamela Anderson “tradhëton” biznesmenin shqiptar.