Ballina Kryesore E çuditshme , lexoni çfarë ka thënë mësuesi i Bashës dhe Bregut

E çuditshme , lexoni çfarë ka thënë mësuesi i Bashës dhe Bregut

Shumë zëra kritikë brenda Partisë Demokratike kanë dalë pas publikimit të listave saqë kanë kërkuar edhe shkarkimin e kryedemokratit Basha. Por mesaduket jo vetëm politikanët kanë folur për këtë gjë zëra dhe jashtë kornizave politike janë dëgjuar.

Edhe ish-drejtori i shkollës “Sami Frashëri”, Roland Kongoli, i cili ka shkruajtur sesi ai e shikon këtë armiqësi të dy ish nxënësve të tij, Lulzim Bashës e Majlinda Bregut. Në statusin e tij në facebook ai shkruan sesi është njohur me Bashën dhe Bregun.

Duke iu drejtuar Edit Harxhit, e cila shprehu rezervat për listat e PD, Kongoli shprehet se në kohën kur ai ishte drejtor i gjimnazit, Majlinda Bregu njihej si një vajzë me botë, ndërsa Lulzim Basha si një djalë shumë egoist.

“Jam mik i vjeter i te nderuares mamase tende Zana.Ajo fillimisht komunikoj per nje burse ne Belgjike te cilen pa ju futur historise,nga Kimete Basha e fitoj Lulzim Basha.Mua si ish drejtor i gjimnazit Sami Frasheri me mbeti vetem firma.Per dijenine e te gjitheve Majlinda Bregu me Lulin kane qene ne klasa paralele,e cila per mua ishte nje vajze me bote,ndersa Luli shume egoist.Konkluzionet nxirini vete” shkruan Roland Kongoli.