Ballina Politike Foto / Gafat e kandidatëve analfabetë do t’ju bëjnë të qeshni me...

Foto / Gafat e kandidatëve analfabetë do t’ju bëjnë të qeshni me lotë

Para disa ditësh kandidati për Kryetar Bashkie i qytetit të Kavajës, Dorjan Murati mori komente nga më negativet dhe për të qeshur pas statusit të tij në facebook. Do të mjaftonte ky status ku ai u bënte thirrje njerëzve për ta votuar që të gjithë t’a “masakronin” me ofendime dhe tallje nga më të ndryshmet. Ai më pas kërkoi falje publikisht duke i cilësuar gabimet e tij trashanike si diçka njerëzore por a mund të quash diçka njerëzore analfabetizmin në kaq vite demokraci në Shqipëri, thirri mendjes Murat nuk jemi në kohën e fashizmit më ku të ishe analfabet nuk ishte zgjedhje por detyrim.

Mirë po ai nuk është i vetmi analfabet në lista. Duket se kandidatët këtë vit kanë probleme njerëzore të gjithë me të shkruarin e gjuhës shqipe. Si nga PS, PD, dhe LSI mund të gjejmë gafa trashanike, të cilat nuk i kanë aspak hije një njeriu që pretendon të përfaqësojë në parlament qytetarët.

 

Partia Demokratike e Hasit, e cila përfaqësohet nga Miftar Dauti, propagandon me gabime të theksuara gramatikore. Është e pamundur të lexosh një fjali të plotë pa të paktën 3 gabime drejtëshkrimore. Nuk bëhet fjalë vetëm për dialektizmat (të cilat në gjuhë zyrtare përsëri nuk janë të pranueshme) por drejtëshkrimi lë shumë për të dëshiruar.

Edhe Orjela Pamuri, numri dy i listës së Partisë Demokratike për Tiranën nuk i ka edhe aq mirë punët me zanoret “ë” dhe bashtingëlloren “ç”. Le të mos flasim pastaj për përfundimin e fjalisë e cila nuk ka asnjë kuptim.

Partia Socialiste dhe LSI, në Tiranë përfaqësohen nga njerëz që përpra se të kandidojnë për Deputetë, duhet të mësojnë abetaren nga fillimi.

LEXO EDHE:  Braçe thumbon Panaritin: Ministër, mirëdita!! Më në fund u zgjuat dhe ju

Kandidati për Deputet i Partisë Socialiste në Mollas, fillimisht duhet të mësoj që emri dhe mbiemri (jo vetëm i kryetarit) shkruhen me shkronjë të madhe. Le të mos flasim për gabimet e tjera.