Ballina Aktualitet Foto Skandali / Vangjel Tavo kapet duke shpërndarë miell për votë

Foto Skandali / Vangjel Tavo kapet duke shpërndarë miell për votë

Sot është publikuar një foto skandaloze, ku duket kandidati për deputet i LSI-së teksa u shpërndan miell komunitetit rom në Gjirokastër.

Foto është shkëputur nga një takim i datës 2 qershor që kandidati ka zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës.  Në foto duket se komuniteti rom pret rradhën për të marrë thasët me miell që shpërndahen, të cilat ndodhen në krah të kandidatit tek një furgon i bardhë. Ndërkohë që pas krahëve të Tavos me shigjetë të kuqe, qëndron Gramoz Llapi drejtor i Policisë Bashkiake.

Duhet theksuar se në ndryshimin e kodit penal, blerësit e votës ndëshkohen deri në 7 vite burg.