Ballina Kryesore “Fshesa” në administratë/ Ministri i PD firmos shkarkimin e dy zyrtarëve të...

“Fshesa” në administratë/ Ministri i PD firmos shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë, emëron brenda ditës 12 drejtorë të tjerë (Emrat)

SHPËRNDAJE

“Furtuna” e shkarkimeve në administratë nuk ka të ndalur. Ministri teknik i Drejtësisë i propozuar nga Partia Demorkatike, Gazmend Bardhi, ka firmosur sot largimin nga detyra të Drejtorit të burgut të Vlorës, Bashkim Habilaj si dhe atij të Fushë-Krujës, Albert Malaj, me motivacionin e braktisjes së detyrës dhe keqmenaxhimit të institucionit.

Po kështu ministri teknik i PD-së ka firmosur edhe emërimin e 12 drejtuesve të tjerë në burgje e hipoteka.

SHKARKIMET
Zyrtarisht deklarohet se kjo vendimmarrje e Ministrit të Drejtësisë ka ardhur pas informacioneve të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nga ku është vërejtur se:

– Drejtori i IEVP Vlorë, pa asnjë arsye të përligjur dhe pa asnjë njoftim, nuk paraqitet në detyrë prej disa ditësh. Kjo sjellje përbën braktisje të detyrës dhe është administrativisht dhe penalisht e dënueshme.

– Drejtori i IEVP Fushë-Krujë, nuk ka menaxhuar në mënyrë efektive stafin nën varësinë e tij, ku janë vërejtur mungesa të pajustifikuara; ka lejuar, nëpërmjet mosveprimit, futjen e sendeve të ndaluara në institucion, ku përfshihen jo vetëm telefona celular, por edhe pije të ndryshe alkoolike; ka lejuar, nëpërmjet mosveprimit, shkeljen e rregullave mbi orare të regjimit të brendshëm, duke shkaktuar kaos në institucion, si dhe duke rrezikuar sigurinë; ka shkelur rregullat mbi kontraktimin e operatorëve tregtar që veprojnë brenda IEVP; si dhe ka shkelur rregullat e takimeve të lejuara midis të burgosurve dhe familjarëve të tyre, si dhe rregullat e akomodimit të të dënuarve.

EMËRIMET
Ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka firmosur sot emërimin e 12 drejtuesve të rinj të sistemit të burgjeve dhe konkretisht të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, dhe drejtuesve të 8 IEVP-ve (Tropojë, Burrel, Fier, Rrogozhinë, “Jordan Misja”, Lezhë, Vlorë dhe Fushë-Krujë), si dhe drejtuesve të rinj të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Durrës, Shkodër, dhe Sarandë).

Ministria e Drejtësisë është duke monitoruar nga afër veprimtarinë e të gjitha institucioneve të varësisë së saj, dhe në ditët në vijim do të informojë opinionin publikime rezultatet e këtij monitorimi.

SHPËRNDAJE

LAJM I FUNDIT/ Alarmohet policia, eksploziv i vendosur në një makinë në Vlorë

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina por dëmtohet rëndë kalimtarja

FOTO/ Njihuni me burgun që të lë pa fjalë, më luksozi në botë, si hotel me 5 yje

VIDEO/ Pamje rrënqethëse, momenti tragjik kur 25-vjeçaren e shtyjnë në shina dhe përplaset për vdekje nga treni

“Kardiomiopatia”, sëmundja e fshehtë që i mori jetën gazetares Adela Xhamani, ja shenjat e saj

FOTO/ Këshilltari i LSI-së: Ja neni që i detyron shqiptarët të paguajnë për OJF-të e Sorosit

“Fatin e atdheut ta luajmë në kazino”, Profesor Kabo ironizon kandidatin për kryeprokuror Artur Selmani

Shiten aksionet e “Lori Caffe”, familja Hoxha përgjysmon kontrollin e saj në kompani

E bujshme/ Spanja mund të përjashtohet nga Botërori, “fërkojnë” duart italianët

FOTO/ Mbledhja e dy qeverive në Pogradec, qytetarët presin me pankarta Ramën

Artikulli paraprakSot PS feston 26-vjetorin, por a do marrin pjesë drejtuesit e LSI? Vjen përgjigjia “surprizë”
Artikulli tjetërSi ta zbuloni nëse televizori juaj përgjohet