Ballina Politike Fushata/ Vasili “nxjerr jashtë loje” Ramën dhe Bashën

Fushata/ Vasili “nxjerr jashtë loje” Ramën dhe Bashën

Gjatë takimit elektoral në qytetin e Shkodrës, kreu i LSI, Petrit Vasili u shpreh se LSI-ja do të jetë forca e parë politike jo vetëm në Shkodër por në të gjithë vendin, duke nxjerrë kështu jashtë kështu jashtë loje rivalët politikë në zgjedhjet e 25-qershorit.

Vasili tha se vendi ka nevojë për një drejtim të ri, që do t’u garantojë qytetarëve mirëqenie dhe punësim.

Mes të tjerash, kreu i LSI-së u ka sfiduar krerët e dy partive më të mëdha të vendit, PS dhe PD, që të mos luftojnë për “timonin e qeverisjes”, pasi atë sipas Vasilit do ta marrë LSI.

“Forcë e parë do të thotë drejtim i ri për vendin. Një drejtim që e çon Shqipërinë në mirëqenie dhe e largon nga varfëria. Drejtimi i ri do të thotë për sipërmarrësit më pak taksa, dhe më shumë punësim për të rinjtë. Me LSI në krye u themi të gjithë rilindjeve të PS dhe PD, bëni tutje, pasi drejtimin do ta marrim ne”, tha Vasili.