Ballina Politike Genc Pollo uron nga ‘Facebook’ kryetarin e rizgjedhur Basha, ka edhe një...

Genc Pollo uron nga ‘Facebook’ kryetarin e rizgjedhur Basha, ka edhe një mesazh për Selamin

Pas fitores së padiskutueshme të Lulzim Bashës me një mazhorancë votash, nuk kanë munguar ironitë por edhe urimet për kryetarin e rizgjedhur të Partisë Demokratike.

Njëri prej atyre që e mbështetën, Genc Pollo, e ka uruar Bashën me një mesazh nga Facebook’u i tij për fitoren e merituar ku ai kandidoi kundër Eduard Selamit i cili humbi shumë thellë këto zgjedhje të shumëpritura dhe vendimtare për selinë blu. Pollo thotë se vota e anëtarëve që votuan tregoi atë që të gjithë e dinin dhe e ndjenin fitoren e Bashës, teksa nuk ka harruar të përgëzojë edhe Selamin për fushatën dhe qëndrimin që mbajti pas zgjedhjeve dhe rezultatit.

Statusi në Facebook i Genc Pollos

“Urimet më të përzemërta kryetarit të PD Lulzim Basha. Vota e anëtarësisë tregoi atë që ndihej e dihej. Përkrahje për sfidat jo të lehta që presin PD e Shqipërinë Përgëzime z Selami për fushatën gojëmprehtë e sidomos për qendrimin ndaj rezultatit e urimin e fituesit. Koha për të parë përpara e për të kontribuar për Partinë Demokratike e për një opozitë efikase kundrejt Rilindistëve 2.0 që me gjasë do të shtojnë zullumin”.