Ballina Kryesore Gjykata dënon me gjobë Palokën për shpifje ndaj Tahirit , Rama :...

Gjykata dënon me gjobë Palokën për shpifje ndaj Tahirit , Rama : Nuk keni parë gjë akoma!

Gjykata e Lartë ka dënuar me 500 mijë lekë gjobë deputetin e PD, Edi Paloka bazuar në padinë e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Ish-Ministri i Brendshëm Tahiri e ka paditur Palokën për shpifje në 2015, pasi ky i fundit e ka akuzuar si të lidhur me krimin dhe bandat kriminale në vend.

Seanca Tahiri-Paloka është shtyrë disa herë.

Menjëherë pas vendimit kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka deklaroi se Gjykata e Lartë ishte nën presionin e bosit të Tahirit kur mori vendimin për dënimin e tij.

“Gjykata e Lartë e vënë nën presion nga bosi i Tahirit merr vendime te tilla. Kjo është arsyeja pse ne nuk lejojmë e nuk do të lejojmë që drejtësia të mbetet në duart e Ramës dhe kujtdo pushtetari tjetër. Shkëputja e lidhjeve të qeverisë me krimin ,janë një nga arsyet madhore pse në protestuam dhe realizuam qeverinë teknike” thotë Paloka në një prononcim të shpërndarë për median.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PD-së, “fitorja e demokratëve në 25 qershor do të jetë mbyllja e historisë së republikës së vjetër dhe fillimi i asaj që pret çdo shqiptar ; Republika e re

“Një lajm i mirë ndëshkimi i rradhës nga Gjykata e Lartë për shpifësin profesionist të PD-së , por s’keni parë gjë akoma , Vettingu po vjen” , tha Rama .