Ballina Kronike Helmimi i militantëve të PD-së, Prokuroria nis hetimet

Helmimi i militantëve të PD-së, Prokuroria nis hetimet

Policia e Tiranës referon në Prokurori rastin e helmimit të militantëve të Partisë Demokratike gjatë mitingut të çeljes së fushatës zgjedhore në kryeqytet.

“Më datë 27.05.2015, nga ora 19:00, deri në orën 20:30, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, ka filluar aktivitetin elektoral të “Zgjedhjeve Parlamentare 2017”, rreth dy orë pas mbarimit të aktivitetit, disa pjesëmarrës kanë patur skuqje të syve, fytyrës dhe qafës, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin Francez pranë Q.S.U.T., janë larguar për në banesë” , – thuhet në njoftimin e Policisë.

Rreth 140 pjesëmarrës në mitingun e opozitës, përfshirë dhe kreun e PD-së Basha u paraqitën gjatë orëve të mëngjesit të së shtunës në spitalin e Tiranës me shenja helmimi.

Të gjithë kishin të njejtat simptoma si skuqje, kruarje dhe djegie të syve apo dhe irritim në fytyrë dhe ne pjesën e qafës. Disa prej tyre kanë shfaqur edhe vështirësi të lehta në frymëmarrje.

Një numër i vogël i protestuesëve është mbajtur në spital për kujdesje të mëtejshme, ndërsa të tjerët e kanë lënë spitalin për një periudhë të shkurtër kohore.

Në hetime është përfshirë dhe prokuroria e cila ka sekuestruar prozhektorët e ndricimit që u përdorën në mitingun hapës të PD .

Gjithashtu për zbardhjen e ngjarjes janë përfshirë dhe strukturat e antiterrorit dhe të shërbimeve sekrete.

“Dualajm.com” mëson se nga ana e Prokurorisë dyshohet se ndriçimi ka qenë shkaku i lëndimit të dhjetëra personave pjesëmarrës në mitingun hapës të PD.

 

Panik në SHBA/ Nxënësi 8 vjeçar shkon në shkollë me armë, arsyeja do t’ju habisë

Kaos pas sulmit në Mal të Zi, “blindohet” Ambasada amerikane në Tiranë

Kapen me 29 kg heroinë, pranga shqiptarit dhe 2 grekëve

EMRI/ Ishte kthyer në makthin e Kishës së Laçit, kapet “skifteri” që grabiti tre herë objektin e kultit

VIDEO/ Berisha i nxjerr emrin: Ju tregoj se kush është ministri i Ramës që luan me diamante

“Dikur vije në Kishë, tani je ushtar i ‘të fortëve’ me X6”, kujt ia drejton këtë letër Dom Gjergj Meta

Aksidenti tragjik në autostradë, policia jep detaje: Vajza e re po kthehej nga porti, çfarë iu gjet në portofol

Italia kërkesa për punonjës sezonal, 18 mijë vende në 2018 në bujqësi e turizëm…edhe për shqiptarët

Panik në Mal të Zi, sulmohet ambasada amerikane, agresori hedh veten në erë

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humbin jetën dy persona. Zhduket drejtuesi i “Benz-it” (Emrat)

Artikulli paraprakTurpi i Real Madrid me Iker Casillas, ja cfarë nuk është parë në TV
Artikulli tjetërKsamil – Përleshje para komisariatit mes 4 të shoqëruarëve