Ballina Kryesore “Hiqni flamujt e PS dhe LSI se do ju shemb shtëpitë”, Xhelal...

“Hiqni flamujt e PS dhe LSI se do ju shemb shtëpitë”, Xhelal Mziu ngre duart në mbrojtje: E vërteta e deklaratës

SHPËRNDAJE

Xhelal Mziu kryebashkiaku i Kamzës ka reaguar pas deklaratës së tij që ka mbushur internetin ku ka thënë se çdo shtëpi që mban flamurët e PS dhe LSI do të shembet. Sipas tij kjo deklaratë është keqinterpretuar sipas oreksit politik dhe se e vërteta qëndron ndryshe.

Ai mbron veten duke thënë se deklarata e tij shkon për ata persona që kanë shtëpi të pa legalizuara dhe që mbrohen nën logon e partive si LSI dhe PS.

Deklarata e Xhelal Mziut.

“Fjala ime është nxjerr jashtë kontekstit, e interpretuar sipas oreksit politik dhe elektoral të qeverisë. Unë u jam referuar ndërtimeve pa leje, në shkelje të hapur të ligjit, që kanë shpërthyer gjatë kësaj fushate elektorale, dhe si mburojë kanë flamujt e PS-së dhe të LSI-së, dhe kandidatët e tyre që i nxitin këto paligjshmëri duke kërkuar votën në këmbim. Kërkoj ndjesë për keqkuptimet e krijuara me qëllim nga propaganda e Edi Ramës në lidhje me një deklaratë timen, të veçuar, të nxjerrë nga konteksti, e interpretuar sipas oreksit politik dhe elektoral të qeverisë. Në fjalën time në një takim me banorët e Valiasit unë u jam referuar ndërtimeve pa leje, në shkelje të hapur të ligjit, që kanë shpërthyer gjatë kësaj fushate elektorale, dhe si mburojë kanë flamujt e PS-së dhe të LSI-së, dhe kandidatët e tyre që i nxitin këto paligjshmëri duke kërkuar votën në këmbim. Gjatë gjithë punës sime, jam krenar që kam mbrojtur dhe kam punuar e shërbyer, që ndërtimet e njerëzve të ardhur në Kamëz e në Paskuqan nga gjithë Shqipëria, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, të legalizohen, të urbanizohen, të marrin shërbime dhe banesat e tyre të kenë vlerë. Njeriu që shemb dhe prish, njihet fort mirë, ai është Edi Rama.”

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Aksident në Durrës, makina e policisë përplaset me një “Benz”

Raporti për konsumin: Rrinë në kafe, por nuk pinë shumë kafe, ja si renditen shqiptarët në botë

Debati për TVSH, Rama i del në krah deputetit socialist: Erion Braçe është zëri që s’i ka tradhtuar kurrë interesat e të dobëtëve, opozita…

A u mbajt i fshehtë rasti i pengmarrjes në Fier? Policia i kundërpërgjigjet Bashës: Ju bëjmë me dije se…

Lotaria Amerikane/ Ambasada e SHBA ka një njoftim të rëndësishëm për aplikuesit: Të gjitha regjistrimet para 18 tetorit, duhet të…

VIDEO/ Anxhelina Shala zhvishet live në emision dhe tregon “shenjat” e dashurisë që i ka lënë deputeti…

Dhuna ndaj të dënuarve, reagon Avokati i Popullit: Të hetohen të gjithë policët që “torturojnë” të burgosurit

Krimi në familje godet sërish, xhaxhai qëllon me thikë nipin 14-vjeçar në Patos (Emri)

FOTO/ Aksident në Tiranë, autobusi i Kombinatit përplas të moshuarën

Kamikazi hedh në erë kamionin, të paktën 231 të vdekur dhe 300 të plagosur (Video+Foto)

Artikulli paraprakRama përgatit situatën: Pas gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar e kanë rradhën politikanët
Artikulli tjetërSulmi i Londrës/ Dalin momentet e arrestimit të agresorit (Foto+Video)