Ballina Kryesore Ish-ministri publikon foton nostalgjike të Tiranës, tregon cilat ishin dy ‘sëmundjet’ e...

Ish-ministri publikon foton nostalgjike të Tiranës, tregon cilat ishin dy ‘sëmundjet’ e rënda që infektuan kryeqytetin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është treguar nostalgjik duke postuar mëngjesin e sotëm një foto të Tiranës, se si dukej para shumë vitesh.

Ndonëse është një foto e shkrepur në kohën e komunizmit, Manjani thotë se kjo Tiranë ishte shumë më e bukur se Tirana e Edvinizmit!

Manjani shkruan se sëmundja më e rëndë që infektoi qytetin ishte Edvinizmi dhe kullëzimi.

Postimi i Ylli Manjanit:

Më quani si të doni!

Enverist, Marksist, komunist, kriptokomumist, Titist, Stalinist, revizionist, imperialist, nostalgjik, si të doni!

Por kjo Tiranë ishte shumë më e bukur se Tirana e Edvinizmit!

Edvinizmi dhe kullëzimi ishin sëmundja më e rëndë që infektoi qytetin!

Asnjëri prej nesh nuk ndihmoi qytetin por sëmundjen…☹️☹️☹️