Ballina Kryesore Iu mohua fjala në Kuvend, reagon deputeti i LSI: Ja pse nuk...

Iu mohua fjala në Kuvend, reagon deputeti i LSI: Ja pse nuk më la Gramoz Ruçi të flisja

Pasi iu mohua fjala në Parlament, ka reaguar deputeti i LSI-së për Qarkun e Lezhës, Viktor Tushaj, i cili hedh akuza ndaj qeverisë lidhur me aktin normativ, që sipas tij shkatërron buxhetin shqiptar.

Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, Tushaj tregoi se e drejta për të folur në Parlament, iu hoq pasi do të bënte një denoncim në lidhje me pasojat që do të sillte akti normativ.

Tushaj denoncon qeverinë se me këtë akt normativ favorizon disa kompani aleate dhe dëmton disa kompani të tjera që sipas tij nuk janë mike të qeverisë.

“Censurohen dhe hiqen nga lista deputetët. Unë jam këtu për qytetarët e Lezhës, për të denoncuar nisëm e qeverisë shqiptare për të miratuar një kat normativ që shkatërron buxhetin shqiptar. Çdo akt normativ, që prish strukturën. Ndaj gjithë ky akt bëhet pikërisht për të favorizuar ato kompani mike dhe aleate të qeverisë për tu hequr disa fonde atyre që s’janë mike. Qeveria e ka shprehur atë shprehjen që ka sytë nga qielli. Tashmë do dalin të gjitha kompanitë që janë në radhë për të marrë fondet, që do u heqin disa të tjerave për t’ju alokuar këtyre kompanive. Qeveria nuk mund të vij me një akt normativ kur nuk ka kushte emergjence, çdo gjë duhet të ishte planifikuar që në 2016-ën. Shumë mirë bëhen që u jepen fondet SHBA, por nuk gjendjet mundësia që të alokohen fonde për emergjencat kur u dogj mushkëria e këtij vendi”, tha Tushaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook