Ballina Politike Ja kush është emri që Edi Rama ka harruar të fusë tek...

Ja kush është emri që Edi Rama ka harruar të fusë tek “lista e zezë”

Pasi Kryeministri Rama ka publikuar listën e tij me 100 zyrtarët dhe ish-zyrtarët që siç ka treguar ky i fundit janë denoncuar nga qytetarët për abuzim me detyrën dhe politika negative, ai ka shtuar edhe një emër që mungonte.

Statusi ka ardhur si vazhdimësi e komunikimit që Rama pati me ndjekësit e tij në “Facebook”-un personal ku u ka kërkuar mendimin e tyre për qeverisjen dhe eksperiencat negative që ato kanë kaluar nëpër administratat e shtetit ose institucionet e tjera që ato janë përplasur.

Kur Rama publikoi listën e parë numri 1 mungonte dhe pak minuta më vonë është ndryshuar lista dhe është shtuar emri i Mirvjena Shemas nga ALUIZNI. Tashmë u bënë plotësisht 100 emra.