Ballina Kryesore “Kadrinjtë më qenkan turrur me radhë, ham e hum”, Rama i përgjigjet...

“Kadrinjtë më qenkan turrur me radhë, ham e hum”, Rama i përgjigjet Andi Bushatit dhe Ylli Rakipit

Përplasja mes gazetarit Ylli Rakipi dhe kryeministrit Rama ka vazhduar edhe sot, teksa ky i fundit përmes një statusi në Twitter shkruan se “kadrinjtë i janë sulur me radhë”.

Rama i referohet Andi Bushatit, i cili para disa orësh replikoi në distancë me Ramën, duke pyetur se kush ia dha lejen e ndërtimit Rakipit.

“Kadrinjtë më qenkan turrur me radhë, ham e hum, tamam siç janë, lehaqenie pa din, pa iman, pa nishan. Ylli Kadriu e bën pêr të shpëtuar vatanin, shan e shpif bashkë me vëlla Andin që të rrëzojë Shejtanin! U kthye nga rruga, e la dhe ruletën, leh fort parimori se s’harron dot kuletën!”, shkruan Rama në Twitter.