Ballina Politike Kandidatët e Vettingut refuzohen nga PD dhe LSI , sqarojnë arsyet

Kandidatët e Vettingut refuzohen nga PD dhe LSI , sqarojnë arsyet

Sot është kaluar në komisionin e posaçëm parlamentar për Vettingun lista e përbërë nga 67 kandidatët e zgjedhur për të proceduar me procesin. PD e përfaqësuar nga Flmur Noka dhe LSI me përfaqësinë e Luan Ramës, janë ngritur kundër Igli Totozanit për këtë përzgjedhje. Madje këto dy palë, kanë ngritur edhe akuza për Avokatin e Popullit.

Rama dhe Noka pretendojnë se në këtë listë Totozani i është përmbajtur standarteve të dyfishta.

Flamur Noka: “Siç jeni në dijeni në detyrën tonë kushtetuese ne deputetët e opozitës kishim kërkuar transparencë të plotë ndaj publikut, nevoja e qytetarëve për të ditur se kush do bëjë vettingun e gjyqtarëve na detyroi të bënin seanca të hapura me të gjithë pretendentët.

Prej dy ditësh kemi parë nivelin e asaj liste. Një listë ku pretendon Edi Rama nëpërmjet Avokatit të Popullit dhe drejtorive të tij të paraqesë si komision vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët juristë të pakualifikuar.

Edhe ai 1% i pretendentëve që ishte në listë dhe që mund të ishin konform kritereve dhe nivelit të pranueshëm profesional ishin politikë sepse në atë listë kishte ish-anëtarë të KQZ që kanë përfaqësuar PS-në në KQZ, në atë listë kishte prokurorë që kanë mbajtur qëndrime të qarta politike, gjyqtarë që kanë qenë zëvendësministra të PS-së. Pjesa tjetër ishte e mbushur me nivelin e ulët të sistemit të drejtësisë dhe merreni me mend çfarë produkti do kishte vettingu.

Ju patë dje live që Avokati i Popullit kishte zbatuar dy standarde. Kishte 2 persona që ishin në konflikt të pastër interesi dhe ONM i kishte kualifikuar dhe kishte disa të tjerë në të njëjtat kushte dhe ishin skualifikuar. Ajo listë ishte tërësisht politike dhe sot anëtarët e maxhorancës në komision, pra dy përfaqësuesit e PS dhe ai i LSI morën një vendim politik për të futur vetëm 67 që ka caktuar Edi Rama nëpërmjet Avokatit të Popullit.

 

Ju patë dje juristë që kishin punuar në ndërmarrje rrobaqepësie, në fabrika këpucësh. Vinin si juristë dhe na nderonin si të ishin kapterra ushtrie dhe këta do bëjnë vettingun. Janë të nderuar në punën e tyre por nuk mund të bëjnë vetingun. Në emër të opozitës, të PD-së kam për detyrë t’u bëj me dije qytetarëve se kjo është lista që ka zgjedhur Edi Rama për të bërë vettingun. Lista do të shkojë tek 2 komisionet e tjera. Komisioni ynë nuk voton, tek dy komisionet e tjera bëhet votimi. Komisioni ynë thjesht të bëjë transparencën.

 

Luan Rama: U bë një diskutim i gjatë dhe i detajuar në komision në lidhje me vendimmarrjen e komisionit për vlerësimin e kandidatëve për institucionet e vettingut. Unë para shtrova idenë gjykimit mbi bazën e një konsensusi pasi në të tre listat, edhe në listën me rekomandime negative nga ONM, ka emra që mund të vlerësoheshin për t’u përfshirë në listën e miratuar.

Unë flas për atë që them unë, me listën e miratuar nga Avokati i Popullit dhe që është certifikuar dhe nga ONM ka njerëz që janë në të njëjtat kushte me ca të tjera që ONM dhe Avokati i Popullit nuk i kanë kaluar, që do të thotë kemi qëndrim me dy standarde. Më vjen mirë që edhe PD ka ndarë të njëjtin shqetësim sepse ky është një qëndrim parimor ndaj procesit të përzgjedhjes që ka rezultuar me mangësi”, deklaroi Luan Rama.

Panik në SHBA/ Nxënësi 8 vjeçar shkon në shkollë me armë, arsyeja do t’ju habisë

Kaos pas sulmit në Mal të Zi, “blindohet” Ambasada amerikane në Tiranë

Kapen me 29 kg heroinë, pranga shqiptarit dhe 2 grekëve

EMRI/ Ishte kthyer në makthin e Kishës së Laçit, kapet “skifteri” që grabiti tre herë objektin e kultit

VIDEO/ Berisha i nxjerr emrin: Ju tregoj se kush është ministri i Ramës që luan me diamante

“Dikur vije në Kishë, tani je ushtar i ‘të fortëve’ me X6”, kujt ia drejton këtë letër Dom Gjergj Meta

Aksidenti tragjik në autostradë, policia jep detaje: Vajza e re po kthehej nga porti, çfarë iu gjet në portofol

Italia kërkesa për punonjës sezonal, 18 mijë vende në 2018 në bujqësi e turizëm…edhe për shqiptarët

Panik në Mal të Zi, sulmohet ambasada amerikane, agresori hedh veten në erë

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humbin jetën dy persona. Zhduket drejtuesi i “Benz-it” (Emrat)

Artikulli paraprakMinistri i Brendshëm takon kreun e Prokurorisë për Krimet e Rënda
Artikulli tjetërJorida Tabaku , ja sa paguan PS për votën e qytetarëve