Ballina Kryesore Kërcënimi nga bandat ndaj deputetit Shehaj, Berisha publikon videon: Akt kriminal i...

Kërcënimi nga bandat ndaj deputetit Shehaj, Berisha publikon videon: Akt kriminal i Ramës ndaj opozitës!

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar kërcënimin e bërë dje ndaj deputetit demokrat Agron Shehaj në Jalë nga zyrtari i qeverisë Fatmir Meta si një akt kriminal dhe armiqësor i kryeministrit ndaj opozitës.

Në mesazhin e publikuar sot bashkë me videon, ku dëgjohen qartë kërcënimet e Fatmir Metës ndaj deputetit Shehaj, që mbron të drejtat e qytetarëve që po u shembej prona, Berisha shprehet:

“Kërcënimi nga bandat e narkoqeverisë i deputetit të Vlorës, Agron Shehaj, në detyrë e në mbrojtje të ligjit dhe të drejtave të qytetareve, përbën një akt kriminal dhe armiqësor të Edvin Kristaq Ramës ndaj opozitës. Shikoni videon e mëposhtme! ”