Ballina Politike Komentuesit sulmojnë Ramën: “Na ngjalle Enverin”

Komentuesit sulmojnë Ramën: “Na ngjalle Enverin”

Edi Rama pavarësisht axhendës së mbushur plot me takime, ka gjetur pak kohë që dje në mbrëmje t’u kthejë përgjigje komentuesve në profilin e tij të ‘Facebook’-ut. Pas publikimit të një video teksa komunikonte me një punëtor ndërtimi , kanë vërshuar komentet të cilët janë nisur në drejtim të tij, ama të shumë kanë qenë ata që e kanë kritikuar.

Mes komenteve spikat ai i një qytetari, i cili i sugjeronte Ramës që t’i jepte personit në video 50 euro, apo dhe krahasimi i dikujt tjetër që i bëri kryeministrit me diktatorin Enver Hoxhën.

Komentuesi i Parë : Edi Rama o jepja nje 50€ se ka femijet pa bukë ai, ska hall te dale ne kamer me ty.

Edi Rama : Ti i merr te keqen atij, se ai ska nevoje per lemoshen e loteve te tu te krokodilit as ai dhe asnje njeri punetor si ai! Ti o cun je akoma ne fazen kur te duket vetja si star po te dalesh ne fotografi me nje gote Campari.

Komentuesi 2 : Eh cna ngjalle Dullen prap o Edo. Dhe ai fiks si ty,Shqiperia bahce me lule por na dolen hithra.

Edi Rama : Beno, bahcen nuk e di ku e sheh te une ti, po une tek ti shoh nje njeri punetor qe ben catia dhe mjafton ta mendosh sa te duhet ty per te bere nje cati per te kuptuar sa duhet per te bere shtet. Respekte dhe lere Dullen se ka 30 vjet qe na ka lene Saliun mbrapa.