Ballina Aktualitet KQZ më në fund miraton listën e PD dhe u hap rrugë...

KQZ më në fund miraton listën e PD dhe u hap rrugë zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit pas shumë pengesave që pati ky proces dhe vonesat e emrave të kandidatëve.

Mbledhja e KQZ që u zhvillua sot, ishte parashikuar të mbahej dje pasdite, por u shty për shkak të disa parregullsive në lista.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka miratuar edhe kandidatët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës, zgjedhjet për të cilën zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithshme.

Miratimi i vendimit është bërë me 7 vota pro dhe asnjë kundër.