Ballina Politike KQZ nuk mban më, kreu i saj paralajmëron: Nga sot nuk mundeni...

KQZ nuk mban më, kreu i saj paralajmëron: Nga sot nuk mundeni më të kontestoni tabelat e rezultateve

Kreu i KQZ-së, Klement Guri ka dhënë një konferencë për shtyp nga ku reagoi duke thënë se tashmë i ka ardhur fundi kontestimeve dhe nuk mundeni më të bëni një veprim të tillë me asnjë nga tabela përmbledhëse përsa i përket rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme.

Ai deklaroi se 3 janë partitë që kanë vënë në dyshim rezultatin e zgjedhjeve dhe e kanë kontestuar atë.

“PDIU e ka kontestuar tabelën përmbledhëse të rezultatit për qarkun Tiranë, PD për qarkun Berat dhe PS tabelën përmbledhëse të qarkut Tiranë. Tabelat për qarqet e tjera nuk mund të kontestohen më. Asnjë kërkesë nuk mund të depozitohet më për pavlefshmëri”,- u shpreh Zguri.