Ballina Politike Kreu i PS për Shkodrën “shigjeton” LSI : Ofrojnë vende pune, jo...

Kreu i PS për Shkodrën “shigjeton” LSI : Ofrojnë vende pune, jo projekte punësimi

SHPËRNDAJE

Ditmir Bushati, ministri i Jashtëm nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka komentuar takimin e Kryeministrit Rama në Shkodër dhe ka nxjerr disa dallime mes partisë që ai bën pjesë dhe partive të tjera të cilat synojnë pushtetin.

Dihet që Bushati ka pas në fokusin ish-aleatët e qeverisë, LSI. Ai thotë se njerëzit duhet të votojnë për ata që kanë një projekt punësimi dhe jo për ata që ofrojnë thjesht një vend pune.

STATUSI I PLOTE

Shkodra i tregoi gjithë Shqipërisë që nuk është më bastion i asnjë partie, por promotorja numër një e Shqipërisë që duam.
Nuk u valvitën ngjyra e nuk u hodhën akuza ashtu siç jemi mësuar të shikojmë e dëgjojmë përditë nga të tjerët.
Në sheshin përpara Bashkisë në Shkodër u fol shqip, shkurt dhe pastër për Shkodrën që shkodranët duan dhe Shqipërinë që ne duam. Me KM Edi Rama dhe kandidatët e listës së Partia Socialiste e Shqipërisë.
Nuk ka një forcë gravitacionale më të fortë se sa të flasësh përpara qindra e mijëra qytetarëve shkodranë, familjes dhe fëmijëve të tu. Sot, më shumë se kurrë kemi nevojë për të kuptuar se sa e rëndësishme është një shenjë e vogël në një letër të bardhë, për 4 vitet e ardhshme e për të ardhmen e këtij vendi.
Ne nuk do të tregohemi dritë-shkurtër kësaj here, nuk do votojmë për atë që na ofron një vend pune, por për atë që ka një projekt për punësimin në Shqipëri. Ne nuk do të votojmë për atë që kërkon të na blej, por për ata që kërkojnë të na shohin me më shumë mirëqenie në shtëpitë tona!
Prandaj, më 25 Qershor voto numrin 2. Voto për Shqipërinë!
#përShqipërinëqëduam
#përShkodrënqëduam

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Dy akuzat e Prokurorisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, ja sa vite burg rrezikon Saimir Tahiri

Përçarja e bandës së “Habilajve”, çfarë thonë në telefon të zemëruar pjestarët e bandës

Prokurorët shkojnë në Kuvend, kërkojmë zyrtarisht arrestimin e Saimir Tahirit (VIDEO)

VIDEO/ Edi Rama një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si i çekuilibruar, deklarata e Bashës

Analiza e Agron Gjekmarkaj: Bravo çuna italianë, se për “çunat tanë”…

Lajmi i Fundit/ I bllokohet pasaporta Saimir Tahirit

Arrestimi i Tahirit është vetëm hapi i parë, Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Mandateve

Lajmi i Fundit/ Kërkohet arrestimi i Saimir Tahirit nga prokuroria

Vasili publikon mesazhet: “Nuk ishte e nevojshme të të përgjoja ty, more i mjerë, sepse…”

Habilaj u rrëfen italianëve për lidhjet me Policinë dhe mikun që kanë në zyrën e radarëve në Tiranë

Artikulli paraprakHaki Çako flet “prerë” në lidhje me akuzat e LSI : “Jam dhe do vijoj të jem në krye të policisë”
Artikulli tjetërFushata/ Basha: Republika e Re do të sjelli kapitenët e ekonomisë së huaj në Tiranë