Ballina Politike Kryedemokrati uron Bajramin: Kjo është ditë përgjegjësie për një shoqëri të drejtë,...

Kryedemokrati uron Bajramin: Kjo është ditë përgjegjësie për një shoqëri të drejtë, në veçanti për politikën

Kryedemokrati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu uroi gjithë besimtarëve kudo që janë mbi festën e shenjtë islamike. Ai uroi Kurban Bajramin pasi ka dalë nga selia e komunitetit mysliman të Shqipërisë.

Basha tha se kjo ka për të qenë një ditë e mirë përkushtimi por edhe përgjegjësie për secilin dhe një shoqëri e drejtë për të gjithë dhe në veçanti për politikën e vendit tonë e cila do fillojë vitin e ri tek Kuvendi.

“Kjo është edhe një ditë përkushtimi, zotimi dhe përkujtimi për përgjegjësitë e secilit për një shoqëri të drejtë dhe në veçanti për politikën”, ka deklaruar Basha për median.