Ballina Politike Kryemadhi dhe Berisha bashkohen nga gjesti i Ramës, “Mbylli veshët kur ajo...

Kryemadhi dhe Berisha bashkohen nga gjesti i Ramës, “Mbylli veshët kur ajo fliste në Kuvend”

Gjesti i djeshëm i kryeministrit të vendit mesa duket ka bashkuar dy politikanë që nuk njihen për një marrëdhënie të mirë politike siç janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

I pari mbi gjestin e Ramës ka qenë Berisha i cili ka reaguar dhe i doli në mbrojtje Kryemadhit duke postuar tek rrjeti i tij social foton ku kryeministri shihet me kufje në vesh duke dëgjuar gjithçka përveç deklaratave të kryetares së LSI teksa ajo po mbante fjalimin në Kuvend. Ndër të tjera Berisha ka shkruar: “Kjo foto provon dhe njehere kompleksin e Rames nga grate. Kur nuk u mbyll dot gojen me “dore”, “xhentellmeni” mbyll veshet! Sb”.

Por mbi këtë gjest ka reaguar edhe vetë Monika e cila nuk vendos të shkruajë diçka të gjatë vetë por ka shpërndarë postimin e Berishës dhe sipër e ka komentuar vetëm me 3 fjalë: “The ugly truth” që përkthehet në shqip “E vërteta e shëmtuar”.