Ballina Aktualitet Kryetarja e LSI zbulon disa detaje tepër interesante nga kampingu madhështor në...

Kryetarja e LSI zbulon disa detaje tepër interesante nga kampingu madhështor në Jal

LRI,FRESSH dhe Internacionalja Sociale kanë shkuar në Jalë së bashku. Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI ka dhënë disa detaje lidhur me aktivitet që të rinjtë bëjnë në kampingun më të madh në vend

Çfarë ndodh kur i kapin me hashash, kur të rinjtë e teprojnë me alkoolin apo kur janë të predispozuar për t’u zënë? Po nëse të rinjtë e LRI dhe ato të FRESSH flirtojnë me njëri tjetrin? Monika Kryemadhi ka dhënë një intervistë për një gazetar :

Gazetari : Patët një përplasje për punën e kampit, çfarë problem pati FRESSH me LRI. Unë di që tani FRESSH po qëndron në një kamp tjetër pak më larg, por janë pjesë e aktivitetit. Është njëfarë presioni nga ju lart për këta poshtë, për këta të rinjtë?

Monika Kryemadhi: Absolutisht jo. Të rinjtë kanë bashkëpunim shumë më të fortë se ne. FRESSH është një nga organizatat rinore më të vjetra në Shqipëri. Por edhe pse e vjetër në histori, nuk duhet të bëhet e vjetër në mentalitet sepse një aktivitet i tillë është për të reklamuar Shqipërinë, nuk reklamon partinë. Se këta të rinj që vijnë këtu nuk janë pjesë e debateve politike, por vijnë të diskutojnë për social-demokracinë, për problemet reale të njerëzve.

“Duke qenë se “fe” që duhej paguar ishte pak disi e shtrenjtë, atëherë FRESSH po qëndron në kampin tjetër. Duke qenë se LRI po përdor ambientet e veta që ka marrë me qira, kështu ka qenë marrëveshja. Edhe FRESSH ka sjellë këtu një grup, rreth 50 veta që jetojnë këtu dhe pjesa tjetër është në kampin tjetër. Nuk ka asgjë të keqe, se në darkë të gjithë bashkohen, rrinë bashkë, diskutojnë bashkë, pinë bashkë. Se pas orës 8 të darkës, politika harrohet në Shqipëri dhe fillon shoqëria dhe pjesa më e madhe janë student. PS. Dje Eljo ishte në kampin tonë, falënderoi, Kejdi e përshëndeti.

Gazetari: Pse i mbani larg. Rilindja ka këtë damkën e drogës tani, që e keni akuzuar shpesh. Mos keni frikë se i mësojnë drogën?

Monika Kryemadhi: Në kampin tonë ka rregulla që nuk lejohen. Ka një rregullore që e nënshkruajnë të gjithë për përdorimin e alkoolit, qoftë përsa i përket përdorimit të drogave që janë të palejueshme. Çdo njeri që kapet, kthehet mbrapsht dhe lajmërohet familja e tij dhe kjo ka qenë traditë dhjetëvjeçare.

Gazetari : Si i kontrolloni këto abuzime?

Kryemadhi: Kemi edhe ne strategjitë tonë, se s’mund t’i themi se pastaj e gjejnë antidotin, anti-kontrollin. Kontrolli është i rreptë. Nuk lejohet alkooli, nuk lejohen mjetet e ftohta, jo thika, jo kaçavida nga këto gjëra.

Ngaqë është bërë traditë tani. Se vitet e para i kapnim dhe i kthenim mbrapsht. Firmosin edhe rregullore tani. Janë të detyruar të pastrojnë banjat, të gatuajnë në kuzhinë, pra më shumë është ndjenja e solidaritetit, se mungesa e lidhjeve, se gjërat janë shumë të lidhura me internetin me rrjetet sociale dhe duhet të mësojnë që jo çdo gjë duhet të jetë vanitoze.

Gazetari : Jemi te njohjet, te socializmi. Çfarë bën Monika nëse sheh një të re të LSI, që del dhe flirton me një të ri të FRESSH?

Monika Kryemadhi: Tashi filtrimi duket që në shkëlqimin e syve.

Gazetari : I lejon këto filtrimet kështu?

Monika Kryemadhi: Tashi unë jam pak konservatore, por jo deri në këtë fazë, sepse shanset janë. Për ne lidhjet politike ne e dimë shumë mirë që nuk janë gjithmonë afatgjata. Se unë nuk mendoj që ka një të LRI apo FRESSH që nuk do të ketë një jetë më të mirë, të punë të paguar, të sigurt, arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë dhe ambient pa konflikte. Asnjë parti nuk ka dyshime për këto. Unë them se kjo do ishte shumë e mirë se do çtensiononte edhe situatën. Pastaj ne kemi shumë djem dhe vajza të LRI që janë të lidhur me djem dhe vajza të Partisë Socialiste. Që edhe pse në këtë fushatë ka qenë lufta shumë agresive, iu kemi besuar gjëra shumë të rëndësishme.