Ballina Politike “Ku janë 225.000 $ e mia ?”, ish-kreu i Sfida-s Gjergj Bojaxhi...

“Ku janë 225.000 $ e mia ?”, ish-kreu i Sfida-s Gjergj Bojaxhi padit biznesmenin

Gjergj Bojaxhi, ish-kreu i Sfida-s ka paditur administratorin e firmës që ka disa koncesione në qytetin bregdetar të Vlorës për një borxh të pakthyer.

Bëhet fjalë për rreth 225.000$ të cilat Bojaxhi pretendon se ja ka dhënë hua administratorit Bashkim Shalla i cili administron firmën ‘TIS Park’. Mësohet se Gjergj Bojaxhi i është drejtuar  Gjykatës së Tiranës.

 

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës, pak kohë më parë ka vendosur sekuestro preventive mbi asetet e “Tis Park” për llogari të ish-kreut të Sfidë-s, Gjergj Bojaxhi, sekuestro mbi 385 mijë dollarë.

Gjykata saktëson se më 22 prill 2016 Bojaxhi i ka dhënë Ballës në formë huaje 225 mijë dollarë sipas një marredhënie noteriale për t’ia kthyer këtë shumë brenda tre muajve.