Ballina Kryesore LAJM I FUNDIT / “Basha është i rremë” , reagon me tone...

LAJM I FUNDIT / “Basha është i rremë” , reagon me tone të ashpra për herë të parë Topalli pas lënies jashtë listës

Jozefina Topalli thyen heshtjen pas lënies jashtë nga listat e kandidatëve PD. Nëpërmjet një deklarate ajo ka reaguar duke u shprehur se PD-ja e sotme nuk është si PD e dikurshme.

“Dualajm.com” siguron deklaraten e plote te ish-kryeparlamentares Topalli.

“Prej 26 Majit, edhe zyrtarisht, kjo nuk eshte me Partia Demokratike e Dhjetorit 1990. Jo pse mungoj une ne listen e deputeteve, por sepse shpirti i Partise Demokratike eshte zevendesuar me llogarine e ftohte te Republikes se Re.

E di se ata pak demokrate qe kane mbetur dhe qe numerohen me gishtat e njeres dore jane edhe me zemerthyer se une, sepse do te bejne fushate per dicka qe nuk e besojne, qe nuk eshte e tyrja-per Republiken e Re te Lulzim Bashes.

Nuk e dija sesi do ta pagezonte krijesen e tij Lulzim Basha, por e kam ditur qe ne fillim, disa here edhe e kam shprehur me rezerva, se Lulzim Basha po zhbente Partine Demokratike, se ai kurre nuk ka luftuar per asnje fitore te Partise Demokratike dhe se e vetmja axhende e tij ka qene ajo personale.

Po e nis nga fundi i ngjarjeve.

E di qe shume demokrate jane merzitur me mua, kur i kerkova Lulzim Bashes te mos bojkotoje zgjedhjet, kur nuk erdha më ne cader ashtu sic do te kisha dashur. Por une e dija qe Lulzim Basha po e perdorte shpirtin e demokrateve, revolten e tyre kunder Edi Rames, per te mbyllur pazaret e veta politike me Edi Ramen. Dhe ashtu u be! Kauza per zgjedhjet e lira e te ndershme u verifikua si nje kauze e rreme e Lulzim Bashes.

“I rreme” eshte fjala qe e pershkruan me mire Kryetarin e Republikes se Re. Dhe ky eshte arsyeja pse gjithmone i kam perseritur privatisht dhe publikisht se kam diferenca te medha me te.

I rreme per premtimin e madh dhe te pambajtur per ringritjen e Partise Demokratike, qe u shnderrua ne nje grusht njerezish servile te Kryetarit apo kliente te familjes se tij. Nga dita qe qe u vu ne krye te PD-se, Lulzim Basha nuk i konsideeroi kurre anetaret e thjeshte si aksionere te PD, por e perdori logon e opozites si ndermarrje private biznesi me aksionere familjar.

I rreme per premtimin e madh dhe te pambajtur se do te bashkonte dhe ribashkonte PD per te forcuar shtyllen kurrizore te PD, qe perfundoi ne nje karrige me rrota, te cilen e shtyn here me Ramen, here me Meten, por asnjehere me demokratet”, – u shpreh Topalli.

LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë shqiptarja në Greqi, dyshohet se e vrau…

E PAZAKONTË/ “Më jep vajzën për nuse, ose ju vrava të gjithëve”, nipi kërcënon me jetë xhaxhain

U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet zyrtari i LSI-së. Prokuroria zbuloi se…

Durrës/ Akuzohet për shpërdorim detyre, cili është inspektori i Policisë i arrestuar nga SHÇBA

E rëndë! Banesa në Kombinat përfshihet nga flakët, 80-vjeçari shkrumbohet brenda saj

VIDEO/ Një burim i vërtetë frymëzimi, njihuni me motrat binjake që jetojnë me dy koka në një trup

EMRAT/ Ishin kthyer në makthin e pronarëve aziatikë, njihuni me “3 skifterët” shqiptarë në SHBA

Rikthehet “Balena Blu”, i merr jetën dy motrave minorene. Momenti para se të hidheshin nga kati i 10 (Video)

VIDEO/ Habit drejtori i Ujësjellësit: E kam lënë qëllimisht qytetin tre ditë pa ujë, s’më mori njëri në telefon

Durrës/ I sekuestrohet 2 milionë euro pasuri, kush është biznesmeni me precedentë (Emri)

Artikulli paraprakPique : Ja si e fitova Shakirën
Artikulli tjetërZgjedhjet e Qershorit – Basha sfidon sërish Ramën nga Dibra, ka dhe një mesazh për gratë dibrane