Ballina Kryesore LSI i kthen reston Ramës: Ja emrat e të punësuarve familjarisht në...

LSI i kthen reston Ramës: Ja emrat e të punësuarve familjarisht në Sarandë dhe Delvinë

SHPËRNDAJE

Pas një mori denoncimesh që kryeministri Rama ka bërë ndaj të zgjedhurve të LSI-së si kryetari i bashkisë Delvinë dhe punësimeve familjare në Berat ka ardhur reagimi i nënkryetares së LSI-së, Kejdi Mehmetaj e cila përmendi sot të gjithë emrat e lidhur familjarisht me drejtues në Sarandë dhe Delvinë nga ana e PS-së.

“Si parimi i hajdutit që thërret kape hajdutin edhe rilindësit po thërrasin rilindasit”, tha Mehmetaj.

LIDHJET NEPOTIKE SIPAS DENONCIMIT TË LSI
Lidhjet nepotike të kryetares së PS-së Delvinë, Blunilda Meliqi (Merxhani) përgjegjëse e degës së thesarit Delvinë:
Luan Merxhani, i ati drejtor i shkollës 9-vjeçare “Rusan”;
Merita Merdani, e ëma mësuese pa shkollë të lartë;
Kreshnik Merxhani, i vëllai punon në ministrinë e Kulturës;
Ismiona Merxhani, e motra, punon në Ministrinë e Brendshme;
Xhemil Merxhani, xhaxhai, punonjës pranë ALbpetrol Delvinë;
Përparim Meleqi, bashkëshorti, punonjës pranë degë së OSHEE- Delvinë;
Petrit Meleqi, kunati në degën e OSHEE Delvinë;
Enereida Meleqi, kunata, edukatore në çerdhen e Delvinës;
Ëngjëllushe Tata, kunata, sanitare pranë spitalit Delvinë;
Erinda Sulejmani, nusja e nipit të bashkëshortit, infermiere në spitalin Delvinë

Lidhjet nepotike të ish-kryetarit të PD-së dega Delvinë, Agron Kohila, aktualisht zv.kryetar i Bashkisë Delvinë, i emëruar pas vitit 2013.

Agron Kohila, nënkryetar bashkie, ish-nënprefekt i nënprefekturës Delvinë;
Ardit Kohila, i biri, inspektor tatimesh në Tiranë;
Leard Kohila, i biri, punonjës pranë Albpetrol Fier;
Fisnik Kohilaj, nipi, aktualisht këshilltar i subjektit Partia Socialiste në Këshillin Bashkiak Delvinë si edhe inspektor tatimesh në Fier;
Gjergji Kohila, nipi, oficer policie;
Bilal Kohila, nipi, punonjës i landfillit Bajkaj;
Gurie Kohila, mbesa, infermiere;
Emiljano Hoxha, nipi, punonjës pranë portit detar Sarandë, denoncuar për “Shpërdorim detyre”;
Ervin Sinani, nipi, infermier;
Nazif Bello, nipi, polic;
Shkëlqim Bello, nipi, polic;
Aida Bello, nusja e nipit, mësuese;
Vilson Bello, nipi, polic;
Klement Bello, nipi, polic;
Shpëtime Bello, nusja e nipit, edukatore;
Jusilda Bello, mbesa, police pranë pikës kufitare Qafë Botë;
Leonora Cino, mbesa financiere e OSHEE Sarandë;
Valbona Ruçi, kunata, sporteliste në spitalin Delvinë, emëruar në vitin 2017;

 

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Dy akuzat e Prokurorisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, ja sa vite burg rrezikon Saimir Tahiri

Përçarja e bandës së “Habilajve”, çfarë thonë në telefon të zemëruar pjestarët e bandës

Prokurorët shkojnë në Kuvend, kërkojmë zyrtarisht arrestimin e Saimir Tahirit (VIDEO)

VIDEO/ Edi Rama një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si i çekuilibruar, deklarata e Bashës

Analiza e Agron Gjekmarkaj: Bravo çuna italianë, se për “çunat tanë”…

Lajmi i Fundit/ I bllokohet pasaporta Saimir Tahirit

Arrestimi i Tahirit është vetëm hapi i parë, Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Mandateve

Lajmi i Fundit/ Kërkohet arrestimi i Saimir Tahirit nga prokuroria

Vasili publikon mesazhet: “Nuk ishte e nevojshme të të përgjoja ty, more i mjerë, sepse…”

Habilaj u rrëfen italianëve për lidhjet me Policinë dhe mikun që kanë në zyrën e radarëve në Tiranë

Artikulli paraprak“Paratë në xhep”/ Pjerin Ndreu i përvishet si malësor kandidatit të LSI: Nuk ka zarf nëpër shkallë tek tradita e kafes
Artikulli tjetër“PS fituese në Berat”, ja sfida që Blendi Klosi ka për LSI