Ballina Politike Akuzat e ashpra/ LSI i kthen kusurin Bashës dhe i vë nofkë...

Akuzat e ashpra/ LSI i kthen kusurin Bashës dhe i vë nofkë të re

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk i ka pritur mirë deklaratat e kreut të partisë demokratike, i cili e paralajmëroi këtë forcë politike nga Saranda duke thënë se “koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndej shit këlyshë e bli qen merr fund në 25 qershor”. 

Me anë të një reagimi në facebook nga këshilltari i LSI-së në Kuvend, Dritan Kaba, shkruan: “Ishte këlysh që kuiste kur u bë me votat e LSI-së kryetar bashkie, tani që u rrit, u bë qen, rri duke lehur”.