Ballina Politike “LSI do të jetë opozita e ardhshme”, ja çfarë thotë Monika Kryemadhi...

“LSI do të jetë opozita e ardhshme”, ja çfarë thotë Monika Kryemadhi në mesazhin e saj

“Ne do jemi opozita e shqiptarëve katër vitet e ardhshme”, vjen reagimi i nënkryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Ajo i quan mbështetësit e LSI heronj dhe misionarë të demokracisë

“Miq, ju nuk jeni votues për mua por HERONJ, sepse përballuat me vendosmëri dhe qytetari, jo thjesht kundërshtarë politikë, por një strategji terrori dhe kërcënimesh kriminale të dirigjuara nga policia e shtetit. Prandaj për mua dhe LSI ju jeni misionarë të demokracisë, të së ardhmes dhe të fëmijëve tuaj. Ju përqafoj dhe ju jam mirënjohëse pafund! ❤️?”, shkruan Kryemadhi.