Ballina Politike Luan Rama ironizon rëndë Partinë Socialiste

Luan Rama ironizon rëndë Partinë Socialiste

LSI sot ka kërkuar votën e banorëve të Kamzës përsa i përket zgjedhjeve të 25 qershorit. Nënkryetari i LSI, Luan Rama iu përgjigj kryeministrit Rama me ironi përsa i përket drejtimit të timonit nga një parti. Duke e ironizuar Luan Rama u shpreh se koha timonierëve ka ikur që me Mao Ce Dunin.

Të votosh për LSI do të thotë të votosh për sigurinë, do të thotë të votosh për një të ardhme të sigurt për rininë dhe jo për oligarkinë që ka zënë për fyti qevrisjen e cila është kthyer në shërbëtore të oligarkisë. Të votosh për LSI do të thotë të votosh për punë të ndershme dhe kundër kanabizimit të Shqipërisë. Prandaj më 25 qershor vota jonë në numrin 1 për LSI. Ne jemi si ju, ne nuk ju ftojmë të na jepni votën për ti dhënë votën një timonieri, sepse koha e timonierëve ka perënduar që me vdekjen e Mao Ce Dunit. Ne jemi këtu tju ftojmë të behmi bashkë për ta bërë LSI forcë të parë që i pari i qevrisë të jetë qytetari dhe jo kryetari. Jemi ndryshe prej të tjerëve, sepse del njëri dhe ju thotë votoni për mua që të mbaj timonin. Le tja lëmë timonin dhe ne të zgjedhim qeverisjen për qytetarët, për shqiptarët.”