Ballina Kryesore Majko përfshihet në debatin e kufijve: Nga 1 janari hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë

Majko përfshihet në debatin e kufijve: Nga 1 janari hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë

Ministri shqiptar për Diasporën, Pandeli Majko ka njoftuar për hapjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministri Majko teksa ka thënë: Duam të hapim kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri më lajmëroi se një vendim është marrë. Duke filluar nga 1 janari do fillojë lëvizja e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Deklarata e tij u bë në rastin e Ditës së Diasporës, teksa ndodhej në Srbica, të Kosovës.

“Uroj që dikush t’ i thotë se Jugosllavia nuk ekziston më… Ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht. Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është arsyeja pse edhe ai është sot drejtor… Natyrisht”, shprehet Majko.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm presidenti i Kosovës Hashim Thaç dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook