Ballina Aktualitet Majlinda Bregu nuk hesht: 4 seanca janë shtyrë me sebepe gjykatash; 2...

Majlinda Bregu nuk hesht: 4 seanca janë shtyrë me sebepe gjykatash; 2 prej tyre sepse vrasësi thoshte se ishte sëmurë

SHPËRNDAJE

Edhe pas deklarimit të saj se tashmë është e papunë, Majlinda Bregu nuk ka mundur të rri e heshtur teksa ka ardhur puna tek mbrojtja e grave, pjesë nga e cila ish-ministrja preket.

Pas kërkesës që prokuroria ka bërë duke kërkuar burg përjetë për Ferdinand Rukon, i cili vrau barbarisht gruan e tij duke e hedhur prej dritares së banjës tek qyteti i Fierit, Bregu tepër e indinjuar ka thënë se janë shtyrë plot 4 seanca dhe se burri vrasës ka për të përfituar prej gjykimit të shkurtuar.

Statusi i Majlinda Bregut

Ne dhjetor te vitit te kaluar, nje grua, Liljana Zhezha, nene e dy femijeve, u flak nga dritarja e shtepise prej burrit te saj. Asokohe i kerkova nga Ministrit te Drejtesise, Ministrit te Brendshem, Prokurorit te Pergjithshem edhe Presidentit te Republikes, zbardhjen e plote te ngjarjes e cila niste me papergjegjshmerine e zvarritjes se urdherit te mbrojtjes deri tek absurditeti i jeteses se viktimes dhe vrasesit te saj ne te njejtin apartament. (Ne fakt, keshtu e parashikon Ligji per Masat Parandaluese te Dhunes ne Familje,i cili duhet ndryshuar me urgjence). Gjykata thoshte se kish lëshuar Urdhër Mbrojtje;
policia thoshte se nuk e kishte marrë; pushteti vendor nuk dinte gjë.
I kerkova edhe Kryetarit te Bashkise Fier, te ndihmonte dajen e femijeve te Liljanes, pasi i mori te dy jetimet e vegjel ne shtepine e tij.

Pas Liljanes kane humbur jeten edhe dy gra te tjera deri tek rasti i gjyqtares Fildez Hafizi.
Por cfare ndodh sot.

Nga dhjetori 2016 jane zhvilluar 6 seanca gjyqesore kunder burrit qe flaku nenen e femijeve nga dritarja. Keto, prane Gjykates se Krimeve te Renda Vlore.

4 seanca jane shtyre me sebepe gjykatash; 2 prej tyre sepse vrasesi thoshte se ishte semure; 1 se mungonte avokati dhe 1 se mungonte prokurori.

Ne seancen e dyte vrasesi ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe gjykata e ka pranuar. Sot ne seancen e 6-te, prokurori kerkon qe denimi nga i perjetshem te jete 35 vjet dhe shkak per kete eshte pranimi i gjykimit te shkurtuar nga vrasesi.

Nderkohe qe nuk eshte shqyrtuar kerkesa per heqjen e prinderimit sipas padise se bere nga kujdestari i tanishem i femijeve (daja). Kodi i familjes edhe per heqjen e prinderimit ne te tilla raste te dhunes ne familje, sidomos kur gjema ndodh ne prani te femijeve nuk eshte i qarte.

Kater pyetje me lindin tani:
1. Cfare duhet te ndodhe me, qe nje burre qe vret gruan, gjakftohte, ne kushtet e urdherit mbrojtes, ne rastin e Fierit edhe ne prani te femijeve te mitur, te vuaje denimin maximal qe njeh ligji, burgim te perjetshem?! (neni 79/c i kodit penal)

2. Neni 228 i Kodit te Familjes thote qe “pergjegjesia prinderore hiqet kur prindi shperdoron pergjegjesine prinderore ose tregon PAKUJDESI te rende ne ushtrimin e saj”. Po t’i vrasesh nenen femijeve cfare quhet?!

3. Edhe sa seanca do duhen ne rastin e mesiperm per te marre nje vendim?!
4. A ka njeri qe nuk mendon se dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre eshte krim qe duhet zbutur apo amnistuar?

Nese nuk ka, atehere le te nisim nje levizje kombetare per te tundur e shkundur cdo zyrtar, gjyqtar, prokuror, avokat, gazetar, OJF, dhe jo vetem te ketij vendi, qe te kuptojne e veprojne, pasi dhuna dhe vrasja e grave nuk eshte CESHTJE KULTURE E ZAKONI, por eshte KRIM kunder JETES qe po merr permasa TERRRORIZMI!

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Tragjedia në Durrës/ Reagimi i parë zyrtar lidhur me ngjarjen: Nga se u shkaktua zjarri

FOTO/ Dikur luante kundër Ronaldos e Kakasë, sot berber në Elbasan. Historia e futbollistit shqiptar

E RËNDË/ Tragjedi në familjen durrsake, zjarri iu merr jetën trinjakëve të mitur

Bes Kallaku e ‘turpëroi’ duke i kujtuar zarfin, Ermal Mamaqi tregon se sa lekë hodhi në dasmë (Foto)

A do të luhet Superkupa e Europës në Tiranë? UEFA merr vendimin

Ndalimi i simboleve të komunizmit/ Lulzim Basha fiton mbështetje të rëndësishme. Takoi sot…

Përplasja me policinë në Elbasan, biznesmeni Çela: Kam një mesazh për Berishën dhe Bashën!

“Vazhdoj ta dua Fildezin”, ish-bashkëshorti që vrau gjyqtaren bën një kërkesë që nuk pritej

Dëshmia tronditëse: Shefi i Krimeve në Durrës mori 30 mijë euro për vrasjen e djalit tim

EMRAT/ Lista e drejtorëve kryesorë të LSI në qarqe që pritet të shkarkohen

Artikulli paraprakStudimi i fundit/ Teknologjia dhe mediat sociale po vrasin dashurinë dita ditës
Artikulli tjetërA është Orinda Huta shtatzënë? Turjan Hyska ka një përgjigje për të gjithë