Ballina Kryesore “Marrëveshja e 18 majit ?!”, Rama: Secili në rrugën e vet, por…

“Marrëveshja e 18 majit ?!”, Rama: Secili në rrugën e vet, por…

Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për “VOA” ku u pyet për situatën politike në vend, koalicionin e kaluar me LSI, si dhe për premtimet e bëra në këtë mandat. Rama u shpreh se qeveria e kaluar ishte një sukses duke i njohur meritat dhe LSI që sipas tij kishte dhënë një kontribut të madh. 

“Nuk do të thotë se ne kemi fajësuar subjekte te veçanta, unë e kam vlerësuar koalicionin për atë që ka bërë në reformat. Vota e 28 qershorit tregoi se është hapur një faqe e re dhe ne do e shkruajmë këtë faqe me dinjitet, me shërbime dinjitoze për shqiptarët”- tha Rama.

Gjithashtu kreu i qeverisë u pyet dhe lidhur me marrëveshjen e 18 majit me Bashën, Kryeministri tha  se tashmë gjithkush ka rrugën e tij, por asnjë rrugë nuk përjashton Shqipërinë.

“Secili gjen qasjen dhe rrugën e vet, por asnjë rrugë nuk përjashton Shqipërinë. Ne në çdo rast do ftojmë palët e tjera për të mirën e vendit. Është koha për t’u bërë bashkë”- tha Rama.