Ballina Politike Marrëveshja Rama-Basha , ja kush emërohet drejtor i ALUIZNI-t

Marrëveshja Rama-Basha , ja kush emërohet drejtor i ALUIZNI-t

Artan Lame i cili u largua nga ky post pas marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës mesaduket i ka hapur rrugën një ish ministri të Partisë Demokratike edhe njëherë.

Personi që do të vendoset në këtë post është Ibrahim Morina. Morina ka qenë kreu u Policisë Ndërtimore, gjatë qeverisjes së PD. Më vonë ai u bë drejtor në ministrinë e Transporteve.

Posti i kreut ALUIZNIT ishte një nga pesë drejtoritë që iu dhanë opozitës. Përpara tij është zëvendësuar dhe posti i drejtorit të burgjeve.