Ballina Politike Meta ashpërson sulmet ndaj Ramës : Fati im i keq që kam...

Meta ashpërson sulmet ndaj Ramës : Fati im i keq që kam bashkëqeverisur me PS

Meta nga mitingu nuk kurseu asnjë. Ai sulmoi rëndë Ilir Metën dhe u shpreh publikisht se me Sali Berishën ka pasur një bashkëpunim tepër serioz.

Teksa u kundërpërgjigjej akuzave të PS-së, ai nënvizoi se ka qenë fati tij i keq që ka bashkëqeverisur me PS-në.

“Kryetari i Rilindjes erdhi me lugë në brez. Këto ua thotë një eurosocialist, një student i dhjetorit, që shkoi në PS kur të gjithë shkonin në PD, tek Berisha. KJo vetëm për të krijuar rininë eurosocialiste. Ne nuk do merremi me problemet e PS-së, por është detyra ime të jem i ndershëm me socialistët. As një udhëheqës i PS nuk është përplasur më fortë se unë me Berishën, kur të tjerët linin shtetin, dhe ia fusnin vrapit pyjeve të Maqedonisë, Ilir Meta i ka treguar vendin atij kur ka prekur institucionet. Për fat të keq të Ilir Metës, ia kam thënë dhe kryetarit të PS, ka qenë i pranishëm edhe Vasili, para se të miratohej reforma në drejtësi, për fatin tim të keq, unë kam qenë i detyruar që të bashkëpunoj me rilindasit, më seriozi ka qenë Sali Berisha. Kjo është fatkeqësi e madhe, pasi mbas 27 vitesh duhet të kishim shumë politikanë të tjerë se Ilir Meta dhe Berisha, e Edi Rama”,u shpreh Meta.