Ballina Kryesore Meta kërcënon hapur Ramën e Bashën: Nuk do dekretoj qeverinë e dalë...

Meta kërcënon hapur Ramën e Bashën: Nuk do dekretoj qeverinë e dalë nga zgjedhjet e vjedhura

Ilir Meta tanimë Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë nuk ka nguruar të paralajmëroi se pasi ai të vijë në pushtet asnjë ministër dhe asnjë kryeministër nuk do dalë nga zyra e tij i dekretuar nëqoftëse zgjedhjet janë të vjedhura dhe se ai do të mbrojë deri në fund votën e çdo qytetari.

“As në endrrën më te keqe nuk e ka parë fundin më të keq, nuk është fjala e Bashës te sera e tij politike, por fjala e Ilir Metës dhe askush mos të shpresojë se do ketë dekret për kryeministër apo ministër kush do guxojë të prekë zgjedhjet”- u shpreh Meta.

Ju po paralajmëroni që nuk do dekretoni një qeveri të ardhshme?
Po paralajmëroj cilindo që po mundohet të vërë dorën mbi votën e qytetarëve nuk do ketë dekrete as për kryeministër as për ministër. Nuk do lejojmë të vihet dorë.

Procesin e vendos rinia e cila do mbrojë votën e saj, kundër oligarkisë që kërkon ta kthejë Shqipërinë në një magazinë dhe plantacion të drogës së gjithë botës. Kjo histori ka mbaruar.

Do bëni si Ivanov?
Nuk ka lidhje me këtë rast, nuk bëhet fjalë për të mos dekretuar vullnetin e qytetarëve por zgjedhjet e vjedhura.

Unë do dëgjoj vullnetin e popullit shqiptar. Askush të mos provokojë qytetarët shqiptarë. Askush të mos përplaset me lirinë e të rinjve shqiptarë. Në 25 këtu keni numrin e mandateve. Si ua thashë në 2013 para se të hapeshin kutitë. Sot po ua them LSI është forcë e parë në Tiranë dhe e pandalshme për të qenë forcë e parë në të gjithë Shqipërinë.

Gjykata e Apelit Durrës lë në fuqi vendimin e mëparshëm, Dashamir Xhika mbetet në burg

“Hapja e portave drejt ferrit”, artikulli i ‘The Economist’ për ndryshimin e kufijve në Ballkan

FOTO/ Fejohet këngëtari i njohur shqiptar, publikon pamjet e shkëmbimit të unazave

DOSSIER/ “Të lidhur me tela me gjemba”, si u pushkatuan barbarisht nga komunistët 22 intelektualët shqiptarë

VIDEO/ Aksidenti fatal në Shkodër, 1 minutë heshtje në takimin Vllaznia-Teuta

Bulqizë/ Mbulohet nga dëbora, furgoni me 9 pasagjerë bllokohet 2 orë në rrugë

Vlorë/ Rikthehen atentatet me eksploziv, një tjetër shpërthim biznesi në mesnatë

Rrëfimi tronditës i 18-vjeçares shqiptare: Prindërit më mbajnë të burgosur në shtëpi, duan të më…

VIDEO/ Plagosja e dyfishtë në Tiranë, publikohen pamjet e sherrit mes dy grupeve

“Deklaratat për presidentin e përbashkët Shqipëri-Kosovë”, reagon Vasili: Vendi digjet, Rama…

Artikulli paraprakJepet masa “arrest në burg” për Mikel Shallarin
Artikulli tjetërShpërthen Meta, zbulon SMS që i ka dërguar Edi Ramës: “Haki Droga” po keqpërdor policinë për inskenime mafioze