Ballina Politike Meta: Marrëdhëniet me Hungarinë, shkëlqim i veçantë kur Geralinda u bë mbretëreshë...

Meta: Marrëdhëniet me Hungarinë, shkëlqim i veçantë kur Geralinda u bë mbretëreshë e shqiptarëve


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë, zotin Péter Sztáray.

Presidenti Meta përshëndeti vizitën e zotit Sztáray në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë vlerësoi pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e 90-vjetorit të krijimit të Mbretërisë shqiptare.

Duke iu referuar marrëdhënieve të shkëlqyera hitorike e tradicionalisht miqësore midis dy vendeve e dy kombeve, Presidenti Meta, nënvizoi edhe njëherë se këto marrëdhënie u lidhën edhe më fort e morën një shkëlqim të veçantë kur Géralaldine Apponyi, pranoi të bëhej Mbretëreshë e shqiptarëve.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu në bashkëpunimin dypalësh, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë interesin e përbashkët për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik e tregtar.

Investimet hungareze janë shumë të mirëpritura në Shqipëri dhe gjatë vizitës sime të fundit në Hungari, konstatova me shumë kënaqësi dëshirën dhe vullnetin e autoriteteve hungareze për të rritur nivelin e shkëmbimeve ekonomike e tregtare me Shqipërinë – nënvizoi Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit vlerësoi edhe bashkëpunimin shumë të mirë midis Bashkisë së Tiranë dhe asaj të Budapestit, duke e konsideruar atë një shëmbull që duhet ndjekur, si në nivel vendor ashtu edhe në atë qendror me Hungarinë.

Me interes u bashkëbisedua edhe për zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmes euroatlantike të vendeve të këtij rajoni.