Ballina Politike Meta pas zgjedhjeve LSI forcë e parë falë të rinjve.

Meta pas zgjedhjeve LSI forcë e parë falë të rinjve.

Në një takim me të rinjtë e LSI në Paskuqan dhe votuesit për herë të parë Meta thotë se ky është një shans historik për ta dhe për të nxjerrë LSI forcë të parë.

Meta theksoi se me votën e tyre, ata kanë mundësinë për t’i dhënë një shans të rinjve të Shqipërisë.

“Për të gjithë ju të rinjtë e të rejat, 25 qershori do të mbetet një ditë e lehtë për t’u kujtuar në të ardhmen, jo vetëm për arsyen se ju do të votoni për herë të parë në jetën tuaj, por edhe për një arsye tjetër, sepse do të nxirrni LSI-në forcë të parë si një mundësi historike për t’ju dhënë shansin të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë”.

Në aktivitet ishte dhe deputeti i LSI për qarkun e Tiranës, Luan Rama, i cili pohoi me shumë siguri se LSI-ja do të dalë forcë e parë, sepse janë të vetmit që mbështesin rininë.

Ndërkohë kryetarja e LRI-së, njëkohësisht edhe kandidate për deputete e LSI-së në qarkun e Tiranës, Florida Kërpaçi u shpreh në fjalën e saj se Lëvizja Socialiste për Integrim është një mundësi për çdo të ri që të japë kontributin e tij për ndryshimin pozitiv të Shqipërisë.