Ballina Kryesore Meta takohet me Thaçin në Durrës, çfarë u diskutua mes tyre

Meta takohet me Thaçin në Durrës, çfarë u diskutua mes tyre

Presidenti Ilir Meta takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi mes dy homologëve u zhvillua në Durrës gjatë ditës së sotme.

Pas takimit me Thaçin, Meta u shpreh se prioritet mes Shqipërisë dhe Kosovës, është rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme.

Meta u shpreh më tej se, qëllim i përbashkët mbetet gjithashtu “forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit”

“Me rëndësi është vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi . Vazhdimi këtij dialogu do të garantojë njohje reciproke midis dy vendeve dhe të ardhmen e tyre në BE”, u shpreh Meta.

Presidenti i Shqipërisë u shpreh se “vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi do të garantojë edhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme”