Ballina Politike Meta vërshon lumin e akuzave ndaj Blendi Klosit

Meta vërshon lumin e akuzave ndaj Blendi Klosit

SHPËRNDAJE

Nga qyteti Beratit ku lideri LSI ka zhvilluar fushatën e tij nuk ka ngurruar të sulmojë me deklarata të ashpra koordinatorin e kësaj zone Z. Blendi Klosi i cili sipas Metës ka qenë i pari që ka përkeqsuar gjendjen mes tyre.

“Ish-bashkëkryetari im zgjodhi vendin më të gabuar, Beratin, për të hapur luftë me LSI-në me inskenime nga më të shëmtuarat dhe me shpifje nga më të papranueshmet. Sepse Berati e di shumë mirë që këtu ka pasur një harmoni të shkëlqyer gjatë gjithë këtyre viteve midis LSI-së dhe Partisë Socialiste. Por ka 2-3 muaj që në krye të grupit të punës ka ardhur një kumarxhi që gjithë ditën thur intriga, rri me kriminelë dhe përdor segmente të policisë në Berat të implikuara me drogën, për t’u bërë presion njerëzve që të mos rrinë me LSI-në, që të mos shkojnë me LSI-në”, u shpreh dje Meta.

“Nuk ka pasur gjunjë as Berisha i parë për të nënshtruar popullin e Beratit e jo më të kenë gjunjë këta, të cilët nuk mbajnë dot as ekuilibrin e tyre, e jo më të trembin Beratin, Kuçovën, Skraparin e Shqipërinë. Natyrisht, kur njeriu pi doping, kujton se është i fortë. Por unë jam i bindur kur t’u dalë dopingu, do t’i kërkojnë falje Petrit Vasilit për gjithçka që kanë thënë e kanë shpifur ndaj jush”, ka thënë Meta.

Përsa i përket marrëdhënies Rama-Basha dhe marveshjes së tyre, Meta u shpreh: “Rritja e jashtëzakonshme e LSI-së i solli Shqipërisë dhe një dashuri të paparashikuar, atë midis Edit dhe Lulit, që në fund fare është një gjë e mirë. Dhe e keni dëgjuar tani, tjetër gjë thoshin para dy javësh, tjetër gjë thonë tani. Tani Edi thotë votoni për mua, por po nuk votuat për mua, votoni për Lulin e jo për të tjerët. Edhe Luli thotë votoni për mua, por po nuk votuat për mua, votoni për Edin! Atëherë populli ka një pyetje: kur ju të dy qenkeni bërë vëllezër dhe jeni njësoj, pse të çojmë votat dëm ne? Ne kemi një alternativë tjetër, që është LSI-ja, që është alternativa më me integritet, alternativa e lirisë, që është alternativa kryesore kundër oligarkisë më 25 qershor!. Ta marrin me qetësi e me dashuri, timoni iku. Tani le të marrin një tepsi si timon dhe të jenë të kënaqur sidoqoftë edhe me kaq. Shqipëria do të ecë në mënyrë të sigurt më 26 qershor, nuk ka kohë as për tragjedi e as për komedi”

Si përfundim Meta nuk nguroi të bënte krahasimin mes ish lideri opozitës Berisha me liderin e tanishëm Basha dhe kryeministrit Rama, përsa i përket qytetarëve të beratit si një popullësi që nuk nënshtrohet. 

SHPËRNDAJE

LAJM I FUNDIT/ Alarmohet policia, eksploziv i vendosur në një makinë në Vlorë

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina por dëmtohet rëndë kalimtarja

FOTO/ Njihuni me burgun që të lë pa fjalë, më luksozi në botë, si hotel me 5 yje

VIDEO/ Pamje rrënqethëse, momenti tragjik kur 25-vjeçaren e shtyjnë në shina dhe përplaset për vdekje nga treni

“Kardiomiopatia”, sëmundja e fshehtë që i mori jetën gazetares Adela Xhamani, ja shenjat e saj

FOTO/ Këshilltari i LSI-së: Ja neni që i detyron shqiptarët të paguajnë për OJF-të e Sorosit

“Fatin e atdheut ta luajmë në kazino”, Profesor Kabo ironizon kandidatin për kryeprokuror Artur Selmani

Shiten aksionet e “Lori Caffe”, familja Hoxha përgjysmon kontrollin e saj në kompani

E bujshme/ Spanja mund të përjashtohet nga Botërori, “fërkojnë” duart italianët

FOTO/ Mbledhja e dy qeverive në Pogradec, qytetarët presin me pankarta Ramën

Artikulli paraprakEKSKLUZIVE/ Dalin në dritë financat e PBDNJ-së, njihuni me të ardhurat e shpenzimet e partisë së Vangjel Dules (Dokumenti)
Artikulli tjetërShpërthen Bushati ndaj Doshit : “Ska nevojë PS për bamirësa”