Ballina Politike Ministrat e PD nxjerrin LSI jashtë loje

Ministrat e PD nxjerrin LSI jashtë loje

Ministrat teknikë të Partisë Demokratike në qeverinë Rama, duke monitoruar që administrata shtetërore të mos përdoret nëpër fushatën elektorale, ka pikasur shkelje të drejtuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Deri tani funksionarët në nivele drejtuese të cilët janë spastruar nga administrata janë :

Majlind Lazimi, Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare është shkarkuar ditën e premte nga Zv/kryeministrja Ledina Mandija, e cila kryeson edhe Task Forcën për monitorimin e sjelljes së administratës gjatë procesit elektoral.

Lazimi është anëtar i LSI-së dhe më parë ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë Berisha – Meta.

Arsyet për pushimin e tij janë për shkelje të ligjit elektoral dhe ushtrim presioni ndaj punonjësve për interesa të fushatës.

I dyti është Edmond Ndou, Kryeregjistrues i Shkodrës, i cili është shkarkuar të enjten nga Ministri i Drejtësisë për shkak se dyshohet se ka marrë pjesë aktive në organizimin e fushatës së LSI-së në këtë qark. Ndou rezulton të jetë kandidat për deputet i kësaj force dhe renditet i 8-ti në listën e Shkodrës.

Julinda Ferracaku është Drejtore e Qendrës Shëndetësore Numër 1 në Lushnje dhe është shkarkuar nga detyra pasi dyshohet se ka marrë pjesë në një miting të Partisë Socialiste, por burimet për Televizionin Klan sqarojnë se ajo është aktiviste e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Po ashtu, Ministria e Arsimit është duke verifikuar Bedrie Manjanin, përgjegjëse e Zyrës Arsimore në Bulqizë. Edhe Manjani, i përket Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Veç shkarkimit, mësohet se ministrat teknike të Bashës janë duke përgatitur dosjet për t’i çuar drejtorët e LSI-së në prokurori.

“Ma vrau ai plehra para syve, e kapi dhe…”, zbardhet dëshmia rrënqethëse e motrës së Arielës

Kastriot Myftaraj: Kush është oligarku me 5 yje qeveritare, çfarë fshihet pas tij (Emri)

Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë (Emrat)

Vrasja e Arielës, sociologu shpërthen ndaj gazetarëve: Derdimenë! Nuk të lini as të vdesësh rehat!

“Si u mashtruan paturpësisht banorët e Verrisë për inceneratorin e plehrave nga Edi Rama”

Historia e dashurisë që në gjimnaz për Arielën, familja e Aldisonit thotë se…

Ngjela i përmend me emra: Ja kush janë të korruptuarit e antishqiptarët që nuk punojnë, por fshehin…

“Arielën e dashuronte që i vogël, por…” shoku i ngushtë tregon ndenjat dhe mëritë e Aldisonit

Forumi Ekonomik Botëror jep alarmin: Pabarazia dhe varfëria në Shqipëri janë rritur në 5 vitet e fundit

U shemb përtokë me 5 plumba, zbardhet telefonata e fundit e Arielës

Artikulli paraprakDurrës , shfaqen rrënoja të tjera me vlerë arkeologjike
Artikulli tjetërVritet themeluesi i “lajmeve” të ISIS